Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

​Termokos fal borxhet për subjektet afariste që nuk u lejuan të punojnë gjatë pandemisë

Zhurnal Ads

Me qëllim për t’iu dalë në ndihmë bizneseve të kryeqytetit, ndërmarrja Termokos ka vendosur të falen borxhet e shërbimit të ngrohjes për periudhën mars – prill 2020 për të gjitha subjektet afariste që me vendim qeveritar nuk kanë pasur leje të punojnë.

Për shkak të masave qeveritare për luftimin e pandemisë, një numër i madh i bizneseve e veprimtarive ekonomike nuk janë lejuar të punojnë e për rrjedhojë nuk e kanë shfrytëzuar ngrohjen qendrore për muajt mars dhe prill.

Komisioni komunal i aksionarëve të ndërmarrjes ka marrë vendimi, që t’u falen borxhet e shërbimit të ngrohjes secilit biznes, që sipas vendimit te Qeverisë së Kosovës, nuk e ka pasur të lejuar të punojë. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ato subjekte afariste, të cilat, sipas vendimit qeveritar, e kanë pasur të lejuar operimin.

Bizneset që kanë kryer pagesën për periudhën mars-prill 2020, do të kompensohen me vlerën e njëjtë të këtyre faturave për muajt në vijim, ose shuma e tillë do t’u zbritet nga borxhi total i klientit. Falja e borxheve do të bëhet në mënyrë automatike nga administrata e ndërmarrjes, prandaj konsumatorët nuk do të kenë nevojë për aplikim. /kp/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Për 24 orë u shqiptuan 1805 tiketa trafiku në Kosovë

admin

Vettingu në shërbimin diplomatik, “mrekulli” që nuk ekziston

S.B.

Asgjë e dyshimtë në valixhen tek “Bill Clintoni” – identifikohet edhe pronari i saj

admin

Sulmi në Vjenë, ambasada e Kosovës thirrje qytetarëve: Qëndroni në vende të sigurta

T E

Zëdhënësi i BE-së: Pas Washingtonit, bisedimet Kosovë-Serbi në Bruksel

admin

Haki Rugova dyshohet se jashtëligjshëm ia dha një familjari pronën e Komunës për gurëthyes

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...