Agjencia Zhurnal.mk

​Tërnava jep mesazhin për Ramazanin: Xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura

Bëri thirrje për më shumë unitet dhe të shtohen lutjet për ta tejkaluar këtë situatë Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit nisi më ndryshe për besimtarët muslimanë, ku si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, janë pezulluar faljet e namazeve me xhematë. Myftiu Naim Tërnava tha se në këtë gjendje të pandemisë, bëri thirrje për më shumë unitet dhe të shtohen lutjet për ta tejkaluar këtë situatë më lehtë. Tërnava, duke uruar një muaj të begatshëm, i bëri thirrje të gjithë besimtarëve muslimanë t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai theksoi se për shkak të pandemisë, xhamitë janë mbyllur përkohësisht andaj kërkon nga besimtarët që ritet fetare t’i kryejnë në shtëpi. “Këtë herë muajin e agjërimit po e nisim në rrethana të gjendjes emergjente nga masat e marra për parandalimin e pandemisë COVID-19. Xhamitë tona përkohësisht janë pa xhematin e tyre, në këtë gjendje është edhe Qabeja, xhamia ne Medinë dhe xhamit tjera ane e kënd botës. Ramazanin po e nisim në këtë gjendje me shpresë te i madhi Zot, se fundi i ditëve të na gjej me gjendje normale në xhamit e shkollat tona si dhe në vendet tona të punës. Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëra nga pesë shtyllat kryesore te fesë tonë, me të cilën besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën ndaj krijuesit, për këtë Allahu në Kuran thotë, muaji i Ramazanit është muaji kur zbriti Kurani”, tha Tërnava. Për besimtarët muslimanë, muaji i Ramazanit konsiderohet i shenjtë, gjatë të cilit agjërohet dhe kërkohet paqe dhe solidaritet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...