Agjencia Zhurnal.mk

​Vrasja e Soleimanit, Pompeo: Do sulmonte Ambasadat

Gjenerali Qasem Soleimani po komplotonte sulme të mëdha mbi ambasadat amerikane dhe objekte të tjera, ndaj edhe u vendos vrasja e tij.

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo në një dalje para gazetarëve, dha detaje të tjera për vrasjen me dron të gjeneralit iranian në Irak, që i çoi tensionet mes SHBA dhe Iranit, në lartësi të reja.

“Ne kishim informacione specifike për një kërcënim të menjëhershëm dhe ndër të tjera bëhej fjalë për sulme mbi ambasadat amerikane. Ne nuk e dinim se kur sulmet do të kryheshin, por ishte shumë e qartë: Vetë Qasem Soleimani po komplotonte një sulm të gjerë kundër interesave amerikane dhe ato sulme, do të ishin të afërta”, thotë Pompeo.

Pompeo kishte në krah sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, që njoftoi se SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Iranit pas sulmit mbi trupat amerikane në Irak.

“Ne po shpallim sanksionet shtesë kundër regjimit iranian”, tha Mnuchin në konferencën për shtyp në shtëpinë e bardhë.

Vrasja e Soleimanit ndërkohë është mirëpritur nga grupi Shteti Islamik. Në një deklaratë, ky grup e cilëson asgjësimin e gjeneralit si një akt i shenjtë në të mirë të xhihadistëve. Sidoqoftë, grupi nuk përmend shtetet e bashkuara që edhe kryen sulmin. Vendimi i presidentit Trump për vrasjen e gjeneralit Soleimani, ndezi një zinxhir pasojash. Ndër të parat, preket lufta e papërfunduar kundër xhihadistëve.

Thuajse menjëherë, koalicioni i kryesuar nga SHBA, që lufton ISIS pezulloi operacionet në Irak. Irani dhe milicitë që ai sponsorizon kanë premtuar hakmarrje dhe kjo i vendos forcat amerikane në Irak dhe ato perëndimore, në linjën e zjarrit. E kjo është diçka e mirë edhe për ISIS që mund të përfitojë për tu ringritur pas rënies së kalifatit të vetëshpallur të tij.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...