Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shëndetësi TOP LAJM

1/3 e të shëruarve nga Covid vuajnë nga depresioni, ankthi dhe sëmundje mentale

Shkup, 8 prill – Zhurnal.mk – Mesatarisht, një e treta e personave që kanë qenë të prekur nga covid, kanë zhvilluar një gjendje neurologjike apo sëmundje mentale pas gjashtë muajve, thotë një hulumtim i publikuar në magazinën medicinale “Lanset”, informon Zhurnal.

Paraqitja e depresionit, psikozës apo goditjes në tru, është për 44% më e zakonshme pas covid 19 se sa pas një gripi të thjeshtë, ndërsa rreziku është më i madh nëse pacientët më herët kanë patur sëmundje tjera, veçanërisht probleme neurologjike. Ata që kanë përfunduar në përkujdes intenziv kanë qenë në rrezik më të madh që t’u zhvillohet ndonjë gjendje. Ata shtojnë se edhe virusi edhe stresi kanë ndikim direkt mbi trurin.

Hulumtuesit britanik i kanë hulumtuar raportet elektronike mjekësore nga më tepër se 500 mijë pacientë në SHBA dhe shanset e tyre që të zhvillojnë ndonjë prej 14 gjendjeve psikologjike apo neurologjike.

Ankthi dhe dëshpërimi kanë qenë diagnozat më të shpeshta tek personat me covid, që më tepër është shkaktuar nga stresi çfarë mund të sjellë virusi dhe nga qëndrimi në spital.

Gjendjet si sulm në tru dhe çmenduri më tepër konsiderohen si ndikime biologjike të virusit apo si reagim i trupit mbi infektimin. Covid 19 nuk lidhet me ndonjë rrezik të rriutr nga paraqitja e sëmundjes së Parkinsonit.

Studimi i konfirmon dyshimet se covid 19 nuk është i lidhur vetëm me simptoma respiratore, por edhe me probleme neurologjike dhe psikologjike. Ekzistojnë dëshmi se virusi hyn në tru dhe shkakton dëm direkt”, thotë Masud Huasin, profesor i neurologjisë në Oksford.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

Komuna e Çairit shënon ditën e planetit Tokë

R Zh

Sllavjanka Petrovska: Apeloj te të gjithë qytetarët ta mbështesin procesin e vaksinimit

N E

Hoxha: Opozita nuk ka të drejtë të akuzon funksionarët, përderisa nuk jep llogari për (keq)menaxhimin e institucionit të Kulturës

R Zh

Analizë / RMV-të renditet i 30 në Evropë për nga numri i vdekjeve si pasojë e ajrit të ndotur me 120 vdekje në 100 mijë banorë

R Zh

Nga nesër do të vaksionohen deputetët në sallën Boris Trajkovski

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...