1.943 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve në SHBA

Numri i personave të vdekur nga coronavirusi i ri në SHBA është rritur në 621.036, prej të cilëve 1.943 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

 

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave, ka arritur në mbi 36,6 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,11 milionë raste të konfirmuara dhe 64.593 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 197,8 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 167,6 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 71,6 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Related posts

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Sistemi i navigimit satelitor BDS u shërben mbi 2 miliardë përdoruesve globalë

Redaksia

Miliona evropianë nuk kanë para për pushime verore

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More