Agjencia Zhurnal.mk

1 mijë veta kanë qëndruar në karantinë në konvikte, 650 janë liruar, pritet të vendosen edhe tjerë

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku, ka njoftuar se Qendra Studentore është gati të pranojë kosovarët që do të vijnë nga jashtë.

Ai tha se aktualisht në konvikte janë 338 veta, ndërsa nga mbi 1000 sa kanë qenë në total 650 persona janë testuar dhe liruar.

Sadiku njofton se deri më tani shtatë persona kanë dalë pozitivë nga karantina e konvikteve.

“Po përgatitemi edhe për grupet tjera që do të kthehen në Kosovë. Falënderim të gjithë atyre që kanë kontribuar e veçanërisht stafit të Qendrës së Studentëve, Stafit Mjekësor të IKSHP dhe mjekësisë familjare të Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Drenasit, stafit të Qendrës Operative Emergjente të MSH-së,Policisë së Kosovës, FSK-së dhe vullnetarëve”, ka shkruar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...