Bota

1 milion veta kanë bërë vaksinën e COVID-19 nga “Sinopharm”-i i Kinës

Afro 1 milion veta kanë bërë një vaksinë eksperimentale të koronavirusit të prodhuar nga Grupi Farmaceutik Kombëtar i Kinës (“Sinopharm”) në kuadër të programit të përdorimit emergjent, njoftoi kjo kompani të mërkurën.

Kina shpalli në korrik programin e përdorimit emergjent, që deri tani përfshin tre vaksina kandidate, për punonjësit kryesorë dhe grupet e tjera të veçanta të njerëzve.

Dy vaksina kandidate të prodhuara nga dega e “Sinopharm”-it, Grupi Kombëtar i Bioteknologjisë i Kinës (CNBG), dhe një e tretë nga “Sinovac Biotech”, janë përdorur për programin e emergjencës.

Asnjë reagim negativ serioz nuk është raportuar nga ata që bënë vaksinat e përdorimit emergjent, tha “Sinopharm”-i në një artikull të publikuar në median shoqërore “WeChat”, duke cituar fjalët e kryetarit të kompanisë Liu Jingzhen në një intervistë kohët e fundit.

Kërkohen dy doza të vaksinave të “Sinopharm”-it, që përdorin një virus joaktiv që nuk mund të shumohet në qelizat njerëzore, për të shkaktuar reagim imuniteti, sipas të dhënave të regjistrimit të provave klinike

Faza e 3-të e provave klinike të vaksinave eksperimentale po zhvillohet jashtë Kinës, me afro 60 000 veta, dhe mostrat e gjakut të mbi 40 000 pjesëmarrësve janë marrë 14 ditë pasi ata bënë dozën e dytë, citohet të ketë thënë Liu.

Ndër punonjësit e ndërtimit, diplomatët dhe studentët që shkuan jashtë vendit pas bërjes së vaksinës së “Sinopharm”-it, asnjë nuk është infektuar, vihet në dukje në artikull.

Postime të ngjashme

Marrëdhëniet e komplikuara: Pse Izraeli mbështet Azerbajxhanin në konflikt me Armeninë?

admin

Deklarata e fortë nga Pakistani: ‘Macron po u bën myslimanëve atë që nazistët u bënë hebrenjve’

S.B.

Më shumë se 200.000 ton plastikë ndot çdo vit Mesdheun

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...