1 në çdo 500 amerikanë kanë vdekur nga Covid-19, që nga fillimi i pandemisë

Shtetet e Bashkuara kanë arritur një tjetër “arritje të zymtë” në luftën e tyre kundër pandemisë shkatërruese të shkaktuar nga Covid-19.

Kjo pasi që, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, deri më tani, 1 në 500 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi që nga infeksioni i parë i raportuar i kombit.

Deri në mbrëmjen e së martës, 663,913 njerëz në SHBA kanë vdekur nga Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas Zyrës së Regjistrimit të SHBA, popullsia amerikane deri në prill 2020 ishte 331.4 milionë.

Kjo është një e dhënë shqetësuese që vjen pasi spitalet në SHBA po përpiqen të mbajnë hapin me numrin e pacientëve dhe më shumë fëmijë po përballen me virusin.

Me shpresën për të menaxhuar përhapjen dhe parandalimin e vdekjeve të panevojshme, zyrtarët po zbatojnë mandate për vaksinimet në vendet e punës dhe maskimin në shkolla.

Ata po luftojnë kundër rasteve të përditshme, shtrimeve në spital dhe vdekjeve që u rritën pas fillimit të verës pasi varianti shumë ngjitës Delta u bë dominues.

Vendi mesatarisht kishte më shumë se 152,300 raste të reja Covid-19 çdo ditë gjatë javës së kaluar që nga e marta – më shumë se 13 herë sesa ishte në 22 qershor, kur mesatarja ishte në nivelin më të ulët të 2021 (11,303 çdo ditë), sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA mesatarisht ka shënuar 1,805 vdekje të reja nga Covid-19 çdo ditë gjatë një jave deri të martën – dukshëm më e lartë se mesatarja e ulët e vitit (218) arriti në 5 korrik, sipas Johns Hopkins.

Me vetëm 54% të popullsisë të vaksinuar plotësisht, shkalla e njerëzve që fillojnë vaksinimet çdo ditë (më shumë se 341.900) është një rënie prej 4% nga java e kaluar dhe 28% rënie nga një muaj më parë, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ekspertët shëndetësorë kanë përshëndetur vaksinimet si burimin më të mirë të mbrojtjes kundër virusit, duke vënë në dukje se shumica e njerëzve të shtruar në spital dhe të vrarë nga Covid-19 janë të pavaksinuar.

CDC rekomandon që njerëzit – edhe ata që janë plotësisht të vaksinuar – të mbajnë maska brenda në zona me transmetim të konsiderueshëm ose të lartë të komunitetit. 

Related posts

SHBA-ja në anën e demonstruesve në Kubë

D V

Erdogan në OKB: E turpshme që vazhdon ende nacionalizmi i vaksinës

D V

Kryeministri spanjoll propozon që të rinjve t’ju jepen nga 250 euro në muaj, me qëllim që të mund të paguajnë qiranë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More