Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

1 vit pas tërmetit – PD në Kombinat: Shkollat jashtë funksionit, fëmijët mësojnë me 4 turne

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa shprehet se banorët e Kombinatit janë lënë në mëshirë të fatit, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Në një dalje përballë shkollës “Shyqyri Peza” në Kombinat, Zhupa thotë se shkollat e dëmtuara nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë – nuk janë rregulluar ende, dhe se nxënësit janë detyruar të përballojnë mësimin me 4 turne.

Nuk po zbatohen masat anti-Covid, vijon Zhupa, teksa denoncon aferat korruptive me inceneratorët dhe tenderat.

Fjala e Ina Zhupës: 

Ndodhemi përballë shkollës “Shyqyri Peza” në njësinë administrative nr 6, Kombinat. Kombinati ishte një nga zonat më të goditura të Tiranës nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Ende sot banorët vuajnë pasojat, duke zhvilluar mësimin me 4 turne në shkollat e kombinatit. Pasi për shkollat që janë dëmtuar nga tërmeti nuk është bërë asgjë për t’i rregulluar.

Nuk është bërë asgjë për të filluar rikonstruksionin e tyre, apo shembjen e tyre nëse do të mendohet e përshtatshme për të ndërtuar të reja. Është lënë një vit pa bërë asgjë.

Ndërkohë që në po përballemi dhe jemi në mes të një pandemie, nxënësit janë të detyruar bashkë me prindërit e tyre, të përballojnë mësimin me 4 turne në shkollat ekzistuese të Kombinatit. Duke mos pasur asnjë mundësi për të marr parasysh dhe zbatuar rregullat që diktohen nga pandemia: si distanca sociale,  apo siguria në momentin e daljes apo të hyrjes nga turnet që zhvillojnë mësimin deri në orën 6 mbasdite, në këtë shkollë dhe në shkollat e tjera të Kombinatit.

Ndërsa paratë tona shkojnë për inceneratoret,  për tendera, për PPP korruptive, nxënësit janë të braktisur në mëshirë të fatit. Ndërkohë që Veliaj bën konferencierin e tallavave në tv me kaseta të përgatitura,  nxënësit e Tiranës nuk kanë kushtet të cilat meritojnë. Ata kanë menduar që paratë  e shqiptarëve t’i çojnë atje ku mund ti marrin bashkë me grupin e strukturuar kriminal që kanë ngritur për të vjedhur taksat ë shqiptarëve.

Nëse do të kishin menduar për qytetarët sot jo vetëm që do ishin rikonstruktuar shkollat e prishura nga tërmeti por në këto 7 vjet duhet të ishin ndërtuar shkolla të reja për nxënësit e Tiranës, të cilët gjithë kohës kanë vuajtur nga mbipopullimi në klasat e tyre gjatë zhvillimit të mësimit.

Sot jemi në një situatë ku përditë rriten shifrat e të prekurve nga pandemia, por masat mbrojtëse janë të pamundura të merren në kushtet kur mungon vullneti politik i Ramës, Veliajt, ministrisë së arsimit për të çuar paratë në shërbim të qytetareve.

Do ishte mirë që qytetaret të njiheshin me zgjidhje konkrete, që banorët e Kombinatit të njiheshin me zgjidhje konkrete se çfarë do bëhet me shkollat e tyre, kur do rikonstruktohen dhe kush janë masat konkrete që do merren për përballimin e mëtejshëm të pandemisë.

Postime të ngjashme

I ati nuk e di që ka humbur të birin, mjekja tregon fjalët e fundit të 17-vjeçarit: O teta më falni…

T E

Paloka: Na rezulton se LSI në një krah dhe PD në një krah do të maksimalizojë votën

T E

Arrihet marrëveshja! Bindet më në fund Nard Ndoka, ja në cilin qark do të kandidojë pas përplasjeve me Bashën

T E

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

S.B.

Presidenti Meta kthen ligjin, që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit të Rinasit: Antikushtetues!

S.B.

Marrëveshja e Bashës me aleatët / Detaje nga dokumenti i dorëzimit në KQZ

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...