Auto

10 veturat që vidhen më së shumti në Gjermani

Sipas një raporti të Shoqatës së Përgjithshme të Industrisë Gjermane të Sigurimeve (GDV), 14.229 automjete me sigurim gjithëpërfshirës (‘kasko’) u raportuan të vjedhura vitin e kaluar. Ky dëm është i barabartë me rreth 280 milionë euro.

SUV-ët ishin caku kryesor përsëri. Në veçanti, gjenerata e dytë e BMW X6-shit ka qenë në shënjestër të hajnave, transmeton KOHA.

Në vijim, ju sjellim listën e dhjetë veturave që janë vjedhur më së shumti në Gjermani:

BMW X6 – gjenerata e dytë;

Land Rover Velar – gjenerata e parë;

Mazda CX-5 – gjenerata e dytë;

Lexus CT200 – gjenerata e parë;

Toyota Prius + – gjenerata e parë;

Range Rover – gjenerata e tretë;

Lexus NX – gjenerata e parë;

Renault Talisman – gjenerata e parë;

Toyota GT86 – gjenerata e parë;

Toyota RAV4 – gjenerata e katërt.

“Është e dukshme që hajnat vodhën më pak vetura të reja, por ia mësyn veturave dy-tre vjeçare”, shpjegon GDV. Arsyeja për këtë, sipas ekspertëve, është se modelet e reja ofrojnë mbrojtje më të mirë kundër vjedhjes.

Kjo shoqatë, po ashtu, njofton se numri i vjedhjeve të automjeteve në Gjermani u ul më 2019-n.

Postime të ngjashme

Opel prezanton makinën më tërheqëse të saj dhe me çmim shumë konkurruese

admin

Volkswagen ka prezantuar Golf TGI me 130 kuaj fuqi

admin

Disa “hile” që duhet t’i dini para se të blini një veturë të përdorur

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...