​10 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi Kosovë-Serbi

nga D V

Sot mbushen dhjetë vjet që nga nënshkrimi i marrëveshjes për drejtësi në mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi ndërmjet kryeministrit asokohe të Kosovës Isa Mustafa dhe atij të Serbisë Aleksandër Vuçiq kishte përfunduar me nënshkrimin e marrëveshjes për drejtësi. Kjo, sipas ndërmjetësueses Federica Mogherini, ishte arritur rreth orës 02:00, pas mesnate.

“Rezultat i mrekullueshëm në rifillimin e dialogut Beograd – Prishtinë! Faleminderit të dyja palëve”, kishte shkruar Mogherini në ish-rrjetin social Twitter – X.

Pas takimit, Mustafa kishte thënë se marrëveshja mundëson funksionimin e sistemit unik të drejtësisë në Kosovë.

I pyetur nëse janë diskutuar tema të tjera në dialog, Mustafa kishte thënë se nuk do të hapen tema të reja pa u shuar institucionet paralele në veri me theks të veçantë ‘mbrojtja civile.’

Përfaqësuesja e BE-së, në anën tjetër, kishte bërë me dije se dy kryeministrat madje do të punonin bashkë edhe rreth çështjes së migrimit ilegal të kosovarëve./kp/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More