Shkup, 1 tetor – Kryeministri Hristijan Mickoski në 100 ditëshin e qeverisë sot tha se duhet të zhgënjejë ata që kanë menduar se brenda qeverisë ka përçarje. Mickoski poashtu tha se koalicioni qeveritar është stabil, me çka jo vetëm që zhgënjeu, por edhe dëshpëroi partitë opozitare ë për një ças sikurse vërtetë besuan se koalicioni më i madh qeveritar që nga pavarësimi i vendit (me 78 deputetë), do të shkatërrohet brenda vetëm 100 ditëve.
Sipas tij koalicioni qeveritar ka dy të tretat (80 deputetë) dhe shtoi se është normale që ndonjëherë të ekzistojnë mendime të ndryshe.
Ai 100 ditët e para të punës të Qeverisë i vlerësoi si të suksesshme dhe tha se ajo që e bën krenar dhe të kënaqur është se të gjithë atyre që ia dha mundësia, në pjesën më të madhe e realizuan mundësinë e dhënë, pavarësisht se nga cila parti politike kanë ardhur.
“Koalicioni ka dy të tretat e shumicës, ky nuk është një koalicion që lufton për stabilitetin e tij. Në koalicion mbretëron harmonia dhe fryma kolegjiale, ndonjëherë është normale të ketë mendime të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se nuk pajtohemi për çështje strategjike”, tha Mickoski.
Koalicioni qeveritar ka arritur shumicën rej dy të tretave!
Mickoski i tha opozitës të jetë konstruktive dhe e fortë dhe në vend të akuzave të konkurrojë me politika që do të sjellin një standard më të mirë për qytetarët, shkruan Zhurnal.
“Ka nga ata që thonë se VMRO-DPMNE ka bërë shumë lëshime ndaj partnerëve të koalicionit dhe ka nga ata që thonë se VMRO-DPMNE ka ‘shkelur’ partnerët e koalicionit. Dëgjoj të gjithë ata zëra që vijnë nga opozita, prej të cilëve njëri përpiqet të mbijetojë në skenën politike dhe tjetri përpiqet të kthehet në skenën politike përmes retorikës nacionaliste. Ata mendojnë se nëse dërgojnë mesazhe të tilla do të sjellin përçarje dhe mosbesim në atë koalicion. Mund t’i zhgënjej dhe t’u them se jo vetëm nuk kanë sukses, por sjellja e tyre forcon shpirtin e përbashkët. Nuk duhet të kthehemi tek këta politikanë që kaluan dekada në politikën e vendit, ndërsa do të mbahen mend për korrupsion dhe shumë tradhti në kurriz të interesave personale. Nuk do të hyj në atë se pse BDI nuk arriti t’i realizojë qëllimet e saj strategjike në 21 vitet e fundit, pse LSDM-ja u përpoq ta mbante pushtetin me gënjeshtra. Më duhet t’u them të dyja palëve se duhet një opozitë e fortë dhe konstruktive me të cilën do të luftojmë për politika që do të sjellin standard më të mirë për qytetarët”, tha Mickoski.
Fjalimet formale tregojnë një pjesë të vërtetës, por një pjesë edhe fshehin. Jo kot është thënë se fjalime të mira politike janë ato që me mjeshtri fshehin atë që duhet fshehur, e jo ato që me mjeshtri nxjerrin në pah atë që duhet treguar, shkruan Zhurnal. Përtej fjalimeve formale, opinioni e ka të qartë se brenda këtyre 100 ditëve nuk kanë lulëzuar raportet brenda koalicionit qeveritar. Vetë fakti i “festimit” veçmas të 100 ditorit të qeverisë nga ana e VLEN-it, krijon përshtypjen që e konstatuam më lart.
Nga këtu edhe krijohet vlerësimi se forca kryesore që mban të bashkuar qeverinë nuk janë raportet e mira mes partnerëve të koalicionit, sa janë raportet skajshmërish të kundërta me partitë që janë në opozitë. Çka mendojmë e këtë? Po të mos ishte Fronit Evropian i udhëhequr nga BDI alternativë e vetme politike shqiptare e VLEN-it, është pikëpyetje e madhe nëse VMRO-DPMNE do të “festonte” 100 ditëshin e qeverisë bashkë me koalicionin shqiptar “4 plus 1”, e lëre më të vazhdojnë bashkë në afat më të gjatë. Nga ana tjetër, po të mos ishte alternativë e vetme maqedonase e VMRO-DPNE-së një opozitë e dobët dhe kontroverse si LSDM-ja (dikur liberale, sot shpeshherë me qëndrime mjaft radikale) dhe Levica, VLEN vështirë se do të vazhdonte në afat më të gjatë koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. Kjo është përshtypja që përfitohet prej anësh, kur dëgjojmë qëndrime diametralisht të kundërta për çështje mjaft të rëndësishme brenda koalicionit qeverisës, siç është gjuha shqipe, balancuesi respektivisht përfaqësimi adekuat, etj. Janë pikërisht raportet ekstremisht të përkeqësuara mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, si dhe VLEN-i e LSDM-së shkaku kryesor që për momentin nuk lejon rikonfigurim të skenës politike në pozitë dhe opozitë. Kushtet tjera, si duket janë plotësuar në masë të konsiderueshme, konform titullit “100 ditë e hiç më pak, Qeveria e re asnjë ditë nuk ishte rehat”!, që buron nga titulli i këngës hit të grupit TNT!
Opozita me 100 mijë vërejtje për 100 ditët e qeverisë!
Pa marë parasysh antagonizmave caktuara, partitë pushtet e kanë vlerësuar si të suksesshme qeverisjen e tyre në 100 ditët e para.
Por, ashtu si; pritej, opozita ka shprehur “100 mijë vërejtje” për këto 100 ditë të qeverisjes, shkruan Zhurnal. Elmi Aziri nga ASh e Ziadin Selës duke folur për 100 ditshin e Qeverisë tha se janë 100 ditë gënjeshtra e mashtrime dhe se asnjë premtim parazgjedhor i koalicionit VLEN nuk është i përfshirë në programin qeverisës.
“Nëse analizojmë 100 ditëshin e Qeverisë, mund shumë lehtë dhe drejt të konstatojmë se janë 100 ditë mashtrimi, janë 100 sitë gënjeshtra, janë 100 ditë nënshtrime, 100 ditë nënçmime”, tha Elmi Aziri në “Daily Click”.
Aziri tha se do t’i përmendin të gjitha dështimet e Qeverisë në 100 ditë qeverisje dhe do të vendoset për veprimet e mëtutjeshme. I pyetur nëse do të ketë protesta, Aziri tha se ende nuk janë është vendosur diçka e tillë por, siç tha, do t’i përdorin të gjitha mjetet që ua lejon ligji për të mbrojtur legjitimitetin.
“Nuk bisedohet për destabilizim përpos se në kokën e tyre. Absolutisht se shqiptarët nuk kanë nevojë e as nuk e kanë luksin për të destabilizuar. Shqiptarët kanë nevojë për qetësi, kushte më të mira të jetesës, demokraci, demokraci e cila po suspendohet në mënyrë arbitrare megjithatë, ne do t’i përdorim të gjitha instrumentet demokratike, ligjore që i lejon edhe ligji edhe kushtetuta, për ta mbrojtur të drejtën tonë për t’u organizuar politikisht dhe për ta mbrojtë të drejtën tonë që shqiptarët të vendosin vet se kush i përfaqëson në institucione Unë nuk mund në këtë moment ta konfirmoj një gjë të tillë sepse nuk ka ndonjë vendim por e thash se, të gjitha ato që na i lejon ligji ose kushtetuta ne do t’i shfrytëzojmë për realizimin e objektivit tonë madhor, legjitimitetin”, tha Elmi Aziri.
Me tone të njëjta reagoi dhe opozita maqedonase. Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se VMRO-DPMNE dhe koalicioni në 100 ditët e para jo vetëm që nuk e realizuan premtimin për rritje të pagave, por paga mesatare për herë të parë pas shtatë vitet shënuan rënie, por nuk u rrit as paga minimale.
“Për herë të parë pas shtatë vitesh, pagat filluan të bien dhe paga mesatare ra për 1.000 denarë. Nuk ka rritje të pagës minimale në 450 euro, që do të ishte realitet sot me LSDM-në. Mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit morën rritje prej 0.7% në vend të 12% të planifikuar nga LSDM. Thonë se po të ishte mirë ekonomia, ndoshta edhe pagat do të rriteshin”, tha Filipçe.
Ai theksoi se politikat e tilla të pushtetit aktual degradojnë plotësisht punëtorët dhe të drejtat e tyre.
Filipçe theksoi se pushteti aktual nuk e ka mbrojtur as standardin jetësor të qytetarëve, sepse me masat për gjoja uljen e e çmimit të ushqimeve u ndal në anën e tregtarëve.
“Derisa pagat po ulen pagat dhe standardi, Qeveria as që i mbrojti qytetarët nga çmimet e larta dhe lakmia e tregtarëve. Masat janë të vonuara dhe joefektive. Për VMRO-DPMNE-në interesi i tregtarëve është më i rëndësishëm se interesi i qytetarëve”, theksoi Filipçe.
Më herët, LSDM-ja njoftoi se nga një vend me perspektivë të qartë të ardhme, plan të qartë për zhvillim dhe rritje në çdo fushë brenda BE-së, Mickoski vendosi ta mbyllë dhe izolojë vendin, duke e shkatërruar shpresën se këtu do të jetë më mirë. /Zhurnal