Shkup, 29 shtator – Koalicioni VLEN sot në një konferencë për mediat shpalos 100 ditëshin e parë të Qeverisë aktuale në Maqedoninë e Veriut.
Krerët e VLEN do të prezantojnë vendimet e para qeveritare dhe të rezultatet si pjesë e koalicionit me VMRO-DPMNE dhe ZNAM.
Ditë më parë përfaqësuesit e këtyre partive folën se çfarë është bërë gjatë qeverisjes së ditëve të para duke nënvizuar katër prioritete kryesore që janë: Lufta kundër korrupcionit, integrimi, ekonomia dhe decentralizimi. Janë përmendur 30 milionë euro për komunat shqiptare, 34.5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”, mbyllja e kompanive të lojrave të fatit online dhe po shkojmë drejtë mbyllje, 1 miliard euro subvencione për bujqit, 20 milion euro për borxhet e pa paguara të fermerëve, etj.
VLEN do sqaroj pozicionin e saj për heqjen e balancerit për përfaqësim, ngecjen e procesit të bisedimeve për anëtarësim, ligjin për gjuhën, ligji për branitellat dhe çështje tjera që kanë nxitur debate politike.