Agjencia Zhurnal.mk.

103 vullnetarë dhurojnë palcën e eshtrave

Shkup, 5 tetor – Në kuadër të fushatës nën moton “Bëhu palca, bëhu hero” gjatë Maratonës së Shkupit, që u mbajt të dielën arritëm të motivojmë 103 vullnetarë të cilët janë të gatshëm të dhurojnë palcën e eshtrave. Qëllimi i aksionit, të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, është përmes humanizmit dhe përmes dhurimit të gjakut të rritet numri i dhuruesve dhe të ngritet vetëdija për rëndësinë nga donacioni i palcës së eshtrave, kumtuan nga Klinika universitare për hematolgji.

Nga Klinika thonë se me rritjen e numrit të dhuruesve vullnetarë në Regjistrin e dhuruesve për palcën e eshtrave të Institutit për imunologji rriten edhe shanset për gjetjen e dhuruesit adekuat për pacientët për të cilët shpëtimi i vetëm është transplantimi i qelizave staminale. Aksioni, siç theksojnë, ka kaluar edhe më mirë se pritjet.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili njëherit u regjistrua në regjistrin e dhuruesve, deklaroi se është shumë i rëndësishëm solidariteti si dhe mundësia që secili që mundet të shpëtojë një jetë njeriu.

Nga viti 2018 në vend transplantimet e organeve, indeve dhe qelizave janë metoda rutinore për mjekimin e pacientëve me rrezik vital. Në vitin 2018 për herë të parë në shtet është bërë transplantimi i parë në zemër, ndërsa sivjet u vendosën transplantimet e indeve të eshtrave nga një dhurues i vdekur, informuan nga Klinika për hematologji.

Related posts

Vrasja e mjekut në Shkup, caktohet masa e arrestit shtëpiak për dy persona

D V

LAMM: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

D V

Zelensky kërkoi në Tiranë që Ballkani të prodhojë armë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy