Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

104 ekipe mobile do të ndihmojnë që personat e infektuar me koronavirus të votojnë

104 ekipe mobile, me nga katër persona secili, do të ndihmojnë që qytetarët e infektuar me COVID-19 të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për emisionin SOT të KTV-së, ka thënë se KQZ-ja do të marrë listat e plota nga IKSHPK-ja të personave që janë të izoluar shkaku i infeksionit me koronavirus dhe do t’i kontaktojë ata nëse pranojnë që ekipet mobile të vijnë në mënyrë që ata të votojnë.

“Në ditën e zgjedhjeve do të jenë 104 ekipe mobile, nga katër persona, pra 416 persona, në 38 komuna të Kosovës, që do të shkojnë në adresa e shtëpitë e votuesëve të infektuar me COVID-19 në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e votës. Nuk është proces i lehtë, pasi ata shkojnë në vende ku ka persona të infektuar, por do të jenë të pajisur me gjitha masat mbrojtëse. Është obligim kushtetues i KQZ-së që të ofrohet mundësia edhe për këta qytetarë që të ushtrojnë të drejtën e votës”, ka thënë Elezi.

Elezi ka folur edhe për numrin total të votuesëve në këto zgjedhje dhe ka shpjeguar arsyen pse ai numër përkon me numrin e regjistrimit të popullsisë që ishte bërë në vitin 2011.

“Kësaj radhe janë 1.794.862 votues brenda vendit, pra 143 mijë votues më pak se në vitin 2019. Arsyeja pse ka më pak, është se janë pastruar listat e votuesëve. Rreth 122.421 persona janë larguar pasi kishin dokumente identifikimi vetëm të UNMIK-ut. Në ditën e zgjedhjeve mund të votohet vetëm me katër dokumentet e identifikimit të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës. Sa i përket listës së votuesëve nga jashtë janë rreth 102 mijë të certifikuar, që janë regjistruar si votues të suksesshëm, e kanë shprehur interesimin për të votuar përmes postës. Afati për të pranuar votat përmes postës është deri më 12 shkurt”, ka thënë Elezi. “Deri më dje janë pranuar rreth 15 mijë pako të supozuara me fletëvotime që i kemi pranuar gjatë kësaj periudhe. Themi të supozuara, pasi ende nuk e dimë nëse në to ka fletëvotime apo ka pako të zbrazura. Do të dihet pas verifikimit të tyre”.

Postime të ngjashme

Ambasada e Amerikës ngushëllon familjarët e viktimave për tragjedinë në Kroaci

D V

Kurti takohet me të mbijetuarit e aksidentit në spitalin e Slavonski Brod

D V

Identifikohen edhe dy viktima tjera nga aksidenti tragjik që ndodhi në Kroaci, janë nga Rahoveci

D V

Eksperti kroat i komunikacionit: Dy shoferë në një rrugë kaq të gjatë janë shumë pak

D V

Imazhe nga vizita e Kurtit dhe kryeministrit Plenkoviq në spitalin e Slavonski Brodit

D V

Kryeministri kroat, Plenkoviq konfirmon vdekjen e 10 personave në aksidentin tragjik: Jemi me Kosovën në këtë ditë të trishtuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...