Shkup, 4 janar – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e veriut informoi se nga gjithsej 761 testime të realizuara për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 106 persona kanë rezultuar pozitiv, ndërsa betejën me virusin e kanë humbur 20 persona, ndërsa janë shëruar 603 pacientë.
Në vendjanë realizuar gjithsej 405.108 testime, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend ka arritur në 84.129 të infektuar, janë shëruar 63.532, 2.550 kanë vdekur ndërkaq numri i rasteve aktive është 18.047.