Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“108 vite më parë u bëmë bashkë”, Kryemadhi: Sot të bashkohemi për të ndalur shpopullimin dhe varfërinë

Zhurnal Ads

Në ditën e 108-vjetorit të Pavarësisë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh nga Vlora se sot duhet të bashkohemi për të ndalur shpopullimin dhe varfërinë

“Gëzuar festën të gjithëve! Më shumë se ju në Vlorë që e ndjeni, ndjejmë edhe ne këtë kënaqësi dhe prezencë në këtë ambient të jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja që të falënderoja të gjithë popullin vlonjat, për shkak të mikpritjes që i bëri Ismail Qemalit dhe të gjithë firmëtarëve të pavarësisë, ku ata ishin mikpritësit dhe krijuan këtë ditë të shenjtë për Shqipërinë, që është 28 Nëntori, dita e Pavarësisë, ku 108 vite më parë, burra dhe gra, por mbi të gjitha të gjitha mendjet e ndritura që bashkuan të gjithë shqiptarët, sfiduan të keqen e asaj kohe, që ishte lufta më e madhe përballë pushtimit, por mbi të gjitha ishte ajo që ne e quajmë fitore mbi të keqen dhe për të krijuar çdo lloj identiteti kombëtar, në mënyra nga më të ndryshmet kërkonin të zhduknin ekzistencën shqiptare.  Ne sot në emër të LSI-së kemi vendosur një kurorë, në shenjë nderimi dhe respekti. Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet këtij evenimenti dhe kësaj date të shënuar, ne duam të rikujtojmë edhe njëherë se është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ajo që themi, bashkimi i të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve nuk do të thotë thjesht bashkim si individ, por do të thotë bashkim vlerash, bashkim idesh, bashkim dashurie, solidaritet me njëri tjetrin, aq më shumë në këtë vit të mbrapshtë, që është viti i kësaj situate që ka shkaktuar pandemia. Aq më shumë, por jo më larg se dy ditë më parë u bë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë shqiptarë humbën jetën. Dhe sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për bashkimin, solidaritetin, vëllazërinë për njëri tjetrin, për t’u dhënë njerëzve shpresë, për t’u dhënë njerëzve mundësi më shumë për të jetuar dhe për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Më tej shtoi:

“Sot më shumë se kurrë kjo ditë ka simbolikën e saj jo vetëm për sa i përket identitetit tonë kombëtar, por sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri, ku me qindra e mijëra të rinj e të reja po largohen nga Shqipëria. Detyra e të gjithë politikanëve pa dallim të flamujve të tyre politikë, vetëm në një flamur “Kuq e zi”, t’u bëjmë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve tanë, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri. Sot Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në këtë ditë flamuri, në këtë ditë të mrekullueshme, si 108 vite më parë, që të gjithë mendjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evazion të së keqes në Shqipëri, sot më shumë se kurrë edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ju faleminderit, gëzuar festat, mbarësi të gjithëve. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!”

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ekzekutohet shqiptari në Bruksel

T E

Veliaj dhe Rama inaugurojnë shtëpinë e rindërtuar në Lanabregas

S.B.

Rrëmbeu kurorën e Miss Shqipëria 10 vite më parë, Nevina Shtylla rrëfen vështirësitë: U përballa me bullizëm nga mësueset, mendoja të …

S.B.

Basha për Lëvizjen Politike të Topallit: Çdokush që do të rrëzojë këtë qeveri të korruptuar, është i mirëpritur në PD

admin

Tiranë/ Ngacmoi seksualisht vajzën e mitur, arrestohet 24 vjeçari

admin

Tiranë/ Ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur, më pas godet punonjësin e policisë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...