Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

11 afganë hynë ilegalisht në Kosovë me kamionin që po barte veshmbathje

11 shtetas të Afganistanit u zunë, këtë të shtunë, në pikën doganore në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, pasi janë futur në Kosovë ilegalisht.

Dy burra, dy gra dhe shtatë fëmijë u panë nga vozitësi dhe punëtorët e Terminalit Doganor vetëm pasi hapën dyert e maunës për të nxjerrë jashtë veshmbathjet që ishin bartur nga Afganistani.

Menjëherë janë njoftuar edhe organet e sigurisë dhe policia ka intervistuar të huajt dhe shoferin e kamionit, edhe ky shtetas turk.

“Zyrtarë policorë nga Stacioni Policor ‘Jugu’ Prishtinë e kanë trajtuar rastin ku 11 shtetas nga Afganistani, me një kamion, dyshohet se në mënyrë klandestine kanë hyrë në territorin e RKS-së. Në rast më pas janë përfshirë edhe zyrtarë policorë nga Drejtoria për Emigrim dhe të Huaj. Pas trajtimit të rastit, emigrantët janë dërguar në Kampin për Azil në Magure”, thonë nga Zyra për Media e Policisë.

Ky rast po hetohet ende, ndonëse sipas burimeve të televizionit shoferi i kamionit është lëshuar me urdhër të prokurorit pasi nuk kishte qenë në dijeni se po transportonte edhe njerëz.

Siç i treguan televizionit dëshmitarë të rastit, kamioni kishte përshkuar rrugët e Turqisë, Greqisë dhe në Kosovë kishte hyrë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut.

Në kufi nuk ishte hapur fare për kontroll, pasi në Turqi i ishte vënë një dry në dyert e pasme që siguronte se brenda nuk kishte elemente të jashtëligjshme.

Postime të ngjashme

Çitaku e tronditur: Duriqi një prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë

S.B.

53 pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës, 11 në gjendje të rëndë

S.B.

Fjalimi shqip në Parlamentin serb, Vulin: Kamberin dua ta krahasoj me Esat Pashën, jo me Shaban Polluzhen që ishte vrasës

S.B.

Mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara, KQZ: Ja arsyet

S.B.

814 gjoba anti-COVID të shqiptuara në 24 orët e fundit

S.B.

PE: Njihni Kosovën, Komisioni i Jashtëm kërkon edhe liberalizimin e vizave për qytetarët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...