Agjencia Zhurnal.mk

11 gra sipërmarëse morën mbështetje finansiare nga shteti për bizneset e tyre

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – Njëmbëdhjetë gra sipërmarrëse sot kanë marrë mbështetje financiare nga Ministria e Ekonomisë për realizimin e planeve të tyre të biznesit.

Mbështetja financiare ndahet në suaza të masës “Subvencione për mbështetjen e grave sipërmarrës për të cilën sivjet kanë aplikuar gjithsej 23 kompani. Individualisht, secila prej këtyre 11 kompanive do të ndihmohet me një deri në dy mijë euro në varësi të aplikimit. Subvencionohen 50 për qind të shpenzimeve të dëshmuara të kompanive, por jo më shumë se 120 mijë denarë për aplikues.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi u ka bërë thirrje grave sipërmarrëse t’i shfrytëzojnë mundësitë që i ofron kjo masë dhe paralajmëroi se nga viti i ardhshëm do të krijohen edhe masa të reja për mbështetjen e sipërmarrjes së grave.

“Përveç kësaj mase, e cila është dedikuar vetëm për gratë sipërmarrëse, nga ky vit vendosëm dhe masa stimuluese për kompanitë të cilat udhëhiqen nga gratë. Ashtu që numri i kompanive të cilat janë themeluar apo drejtohen nga ana e grave krahasuar me vitin e kaluar është rritur për mbi 16 për qind që është nxitje për ne si Ministri dhe për Qeverinë të krijojmë masa dhe rrethana lehtësuese për gratë sipërmarrëse sepse ka interes nga ana e tyre”, theksoi Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp.

Masa ka filluar të zbatohet nga viti 2012 në suaza të Programit për konkurrencë, inovacione dhe ndërmarrësi. Në nëntë vitet e kaluara përmes kësaj mase janë subvencionuar gjithsej 152 kompani në pronësi dhe të drejtuara nga gratë me gjithsej 14.198.105 denarë. Shikuar sipas veprimtarisë, në vitin 2015 dhe 2016 kanë dominuar çështjet e kontabilitetit, derisa në vitin 2017, 2018, 2019 dhe 2020 dominojnë veprimtaritë nga fusha e prodhimit, industrisë përpunuese dhe shërbimeve të tjera.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...