11 maji, Spiropali dhe Majko takime në Kavajë: Motivim dhe angazhim për fitore

nga Xh M

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë një vizite në Kavajë, ka zhvilluar një takim pune me shtabin e Partisë Socialiste.

“Motivimi dhe angazhimi i skuadrës sonë për fitoren e përbashkët në 11 maj, janë më të fortë se kurrë!”, shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Gjatë kësaj vizite, Spiropali ka zhvilluar edhe një takim me sipërmarrjen e familjes Malja. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spiropali bëri të ditur se në këtë biznes, Ornela vijon me përkushtim rritjen e biznesit që babai i saj e ngriti 17 vjet më parë, duke ofruar shërbime e produkte të ndryshme për fermerët, me degë në Kosovë dhe shpërndarje në të gjithë Shqipërinë.

Spiropali ndau në rrjete sociale momente kjo vizitë, teksa shprehu angazhimin e qeverisë për mbështetjen e biznesit.

“Skemat mbështetëse në bujqësi dhe blegtori, lehtësirat fiskale për biznesin dhe rritja e pagës minimale, janë vetëm disa nga reformat e ndërmarra, si garanci për zhvillimin e komuniteteve dhe forcimin e ekonomisë familjare e kombëtare”, tha Spiropali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More