Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

11 qytete pa raste aktive me Covid, situata e qëndrueshme

Shkup, 22 qershor – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje e vlerësoi situatën me kovidin si mjaft të qëndrueshme, gjë që tregohet nga numri i vogël i pranimeve të diagnostikuarve të rinj në spitalet. Ai kumtoi se tani për tani nuk planifikohen masa shtesë kufizuese.

Por duhet të theksoj, ne jemi duke e vëzhguar nga afër situatën jo vetëm në vendin tonë, por edhe në vendet përreth sepse shumë shpesh për një ndryshim kohor prej një deri në dy javë kishte ndryshime në të gjitha vendet e rajonit. Ne vazhdojmë me këto masa dhe vazhdojmë ta monitorojmë situatën, tha ndër të tjera Filipçe.

“Është vaksinuar popullsi e mbi 20 për qind e atyre që duhet të vaksinohen, nëse përjashtohen fëmijët, mbi 50 për qind janë qytetarë të vaksinuar mbi 70 vjet, rreth 33 për qind e qytetarëve mbi 60 vjeç. Unë do të them përsëri, momenti i parë nëse shohim se ekziston një rrezik i tillë ne do të rivendosim masa, tha Ministri Filipçe.

“Ende nuk ka teste të mjaftueshme në asnjë vend të botës për të ditur saktësisht se cili është rreziku i sëmundjes, nëse njerëzit që vaksinohen rrezikojnë të sëmuren. Ajo që dihet deri më tani është se rreziku të sëmurën njerëzit që janë vaksinuar është shumë i vogëg. Por në të njëjtën kohë se vaksina mbron nga një formë e rëndë e sëmundjes nga vdekshmëria edhe në këtë formë të virusit. Tani ka disa botime, dalin edhe disa të tjera nga vendet e Evropës Perëndimore, por është ende herët të konfirmohet diçka me siguri në lidhje me këtë çështje”, shpjegoi ai.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje u takua me një pjesë të dhuruesve të plazmës kovalente, nga e cila deri tani janë siguruar gjithsej 1732 njësi dhe janë trajtuar 1431 pacientë.

Nga Ministria e Shëndetisësë sqarojnë se personi dhurues i plazmës kovalente duhet të ketë dëshmi laboratorike të dokumentuar se ka qenë i sëmurë nga Kovid-19, të jetë minimum 21 ditë pa simptoma, pas së cilës bëhet test plotësues për vërtetim se nuk ka prani të virusit.

Dje janë regjistruar tre raste të reja me Kovid-19, pesëmbëdhjetë pacientë të shëruar dhe dy të vdekur.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 856.274 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.627, numri i pacientëve të shëruar është 149.877, i të vdekurve është 5.477, ndërsa numri i rasteve aktive është 273. Sipas analizave epidemiologjike, në Shkup ka 102 raste aktive, Kumanovë – 34, Prilep – 24, Tetovë – 23, Kërçovë – 20, Ohër – 14. Njëmbëdhjetë qytete janë pa raste aktive. Këto janë qytetet: Kavadari, Negotinë, Sveti Nikollë, Resnjë, Berovë, Probishtip, Bogdanc, Demir Kapijë, Pehçevë, Makedonska Kamenica dhe Dojran. Ndërsa në shtatë qytete ka vetëm nga një rast aktiv.

Sipas statistikave, gati 180 milionë njerëz në botë janë infektuar deri më tani, më shumë se 3.8 milionë njerëz kanë vdekur dhe 163 milionë janë shëruar.

Nga Rusia dje mbërriti informacioni se situata me përhapjen e koronavirusit është e rëndë, janë regjistruar tendenca të këqija.

“Gjendja është e vështirë, tendencat janë më shumë të këqija sesa të mira”, tha Peskov, duke shtuar se rivaksinimi do të jetë i nevojshëm në ata persona, antitrupat e të cilëve kanë arritur nivel më të ulët.

Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Shëndetësisë të Rusisë, vendet e vaksinimit së shpejti do të organizohen në Moskë për personat që duan të vaksinohen përsëri me Sputnik V.

Vaksinimi i detyrueshëm për punonjësit në fushën e shërbimeve dhe tregtisë, si dhe në institucionet shtetërore është paralajmëruar në nëntë rajone.

India dje filloi programin pa pagesë për vaksinim kundër koronavirusit për tërë popullatën e rritur. Sipas “Tajms of India”, qeveria do të blejë 75 për qind të vaksinave të prodhuara në vend dhe do t’I distribuojë mes shteteve të ndryshme.

Sasia e vaksinave që do t’I marrë një rajon do të varet nga popullata, numri I të infektuarve dhe numri I tashmë të imunizuarve. 25 për qind të tjera nga vaksinat e prodhuara do të jenë të kapshme nga shtete të veçanta dhe klinika private.

Duke e paralajmëruar fillimin e fushatës në fillim të qershorit, kryeministri Narendra Modi tha se secili qytetar I vendit do ta pranojë vaksinën pa pagesë, pa marrë parasysh të ardhurat dhe statusin social.

Më shumë se 60 për qind e rasteve të reja të koronavirusit në kryeqytetin portugez, Lisbonë, janë për shkak të variantit Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi.

Për shkak të frikës nga një rritje e të infektuarve me llojin, Lisbona është në bllokadë që nga e premtja, e cila përfundoi dje. Gjatë periudhës së bllokimit, 2.8 milionë njerëz që jetonin në qytet u lejuan të linin shtëpitë e tyre vetëm për arsye urgjente.

Në varësi të situatës, autoritetet do të vendosin nëse do të vendosin një bllokadë të tillë në fund të javës së ardhshme – nga 25 në 28 qershor.

Në botë vazhdon debati për zbulimin e origjinës së koronavirusit.

Këshilltari për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Xhejk Salivani deklaroi se Kina do të përballet me “izolim ndërkombëtar” nëse nuk bashkëpunon gjatë hetimeve të mëtejshme për origjinën e virusit korona.

Salivani i lavdëroi presidentin amerikan Xhozef Bajdenin që u ka thënë kolegëve të tij të G-7 t’i bëjnë “presion” Kinës që të lejojë hetim të hapur për origjinën e pandemisë, lajmëroi “Foks njuz”.

Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare thotë se Kina ky dy zgjidhje – ose t’u lejojë hetuesve, në mënyrë të arsyeshme, ta bëjnë punën e vërtetë dhe të kuptojnë prej ku e ka origjinën virusi i ri korona ose të përballet me izolim ndërkombëtar.

Postime të ngjashme

Konferencë rajonale për përballjen me dezinformatat, gjuhës së urrejtjes dhe sulmet hibride

Z H

Deri më 5 maj afat për të konkuruar si regjistruar i popullsisë

Z H

DV: Gruevski ka hapur kompani në Hungari

Z H

Është hapur Qendra për mbështetje të familjeve kujdestare

Z H

OSBE-ja dhe BE-ja do të monitorojnë rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë

Z H

Deputetët për herë të pestë debatojnë për ribalancin plotësues të Buxhetit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...