Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

11 vjet nga fatkeqësia e anijes në Liqenin e Ohrit

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Njëmbëdhjetë vite kanë kaluar nga fatkeqësia e anijes që ndodhi në Liqenin e Ohrit, kur nga fundosja e anijes “Ilinden” jetët i kanë humbur 15 persona, turistë nga Republika e Bullgarisë.

Është paraparë në komemeracionin e nesërm të ditën e fatkeqësisë të marrin pjesë delegacione të Komunës së Ohrit, të përfaqësive konsullore dhe kulturore bullgare në vend, të Kapitenisë së Portit dhe të Shoqatës civile “5 Shtatpri” si dhe qytetarë të Ohrit. Këtë herë përkujtimi për të vdekurit do të mbahet para përmendores së re të vendosur në parkun para kanalit Studençishtë.

Fatkeqësia ka ndodhur më 5 shtator të vitit 2009, në orën 10:30, kur u fundos anija “Ilinden” që me 57 udhëtarë qarkullonte në relacionin nga Ohri për në Shën Naum. “Ilinden” u përmbys dhe u fundos në rreth 250 metra largësi nga bregu i liqenit, tek autokampi “Eleshec”.

Tetë nga viktimat ishin banorë të komunës Anton, katër nga komuna Pirdop dhe nga një nga komunat Zllatica, Mirkovo dhe Ribarica.

Postime të ngjashme

Vaksina, Sofijanova: Na mbron nga virusi korona

R Zh

Gjorgjia Sajkoski do ta udhëheqë shtabin zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e ardhshme lokale

R Zh

Komunës së Çairit / Deri më tani janë vaksinuar 91 mësimdhënës/e dhe 58 edukatore

R Zh

Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

R Zh

Zjarrfikësit e Shkupit vaksinohen kundër Covid-19

R Zh

“Drejtësia” s’do marrëveshje me sopotasit

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...