Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

112 – Vjetori i Kongresit të Manastirit, Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti: Nderim për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje historike

Tetovë, 22 nentor – Në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t’Jua uroj 112 Vjetorin e Kongresit të Manastirit – Alfabetit të gjuhës shqipe.

Kongresi i Manastirit është padyshim njëra ndër ngjarjet më të mëdha historike dhe kulturore e shekullit të kaluar për mbarë popullin shqiptar, të cilit i janë referuar dhe i referohen vazhdimisht historianë, gjuhëtarë, etnologë, intelektualë shqiptarë dhe të huaj.

Vendimet e kongresit që ishin kurorëzim i përpjekjeve të shumë brezave lëvruesish të shqipes sonë, u mirëpritën nga rrethet kulturore shqiptare brenda dhe jashtë vendit dhe u vunë menjëherë në zbatim.

Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin dhe për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi.

Përcaktimi i kombit shqiptar për alfabetin latin kishte për të një rëndësi të jashtëzakonshme. Një përcaktim i tillë ishte i natyrshëm. Kjo dëshmoi qartë se shqiptarët janë një popull evropian – pjesë e pandarë e qytetërimit perëndimor.

Ne, sot, përulemi me nderim për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe me dinjitet e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 112 me radhë. Gëzuar përvjetorin e shkronjave shqipe, gëzuar festat e nëntorit.

Prof. Dr. Vullnet Ameti
Rektor i Universitetit të Tetovës

Postime të ngjashme

Reagon Qeveria: Nuk ka negociata për identitetin dhe gjuhën maqedonase

R Zh

Një i burgosur nga Nagoriçani i Vjetër është gjetur i vdekur në burgun “Kshanje”

R Zh

Mbi 10 mijë maqedonas marrin dozën e dytë të vaksinës ndaj COVID-19 në Serbi

R Zh

VMRO-DPMNE: Pasaportat iu dhanë mafiozëve botërorë

R Zh

Filipçe: Është evidentuar edhe një pacient me llojin indian të coronavirusit

R Zh

Takim i presidentit Pendarovski me Patriarkun ekumenik Bartolomeu

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...