12 pacientët e shpëtuar janë në gjendje të mirë, nuk kanë djegie, po mjekohen me terapi kundër Covid-19

Shkup, 12 shtator – 12 pacientët që i shpëtuan tragjedisë së 8 shtatorit në qendrën modulare në Tetovë, janë në gjendje të mirë edhe stabile. Nuk kanë djegie, ndërsa janë me terapi për shërim nga virusi korona, tregon infermierja kujdestare.

 

“Janë në gjendje të mirë, janë në gjendje shumë të mirë dhe stabile. Tash ishim i vizituam pacientët. Ka nga Kovidi që shërohen, domethënë nuk ka me djegie dhe janë në gjendje stabile të mirë”, tha Hanife Demiri, infermiere në Qendrën Covid Tetovë.

Infermierja Demiri thotë se nuk ka pasur vizita të pacientëve nga ana e familjarëve.

“Jo, jo, ne jemi duke u kujdesur për pacientët, ne infermieret dhe tekniku”.

Ajo nuk ka qenë në natën e kobshme në punë, por mes lotëve thotë se kanë dhënë maksimumin për këta pacientë.

“Shumë tragjedi e rëndë, shumë stres ne si motra që kemi qenë, ndjemë keqardhje familjarët por natën që ka ndodhe ne nuk kemi qenë atë natë me vendngjarje, por kemi dhënë maksimumin”.

Në tragjedinë e 8 shtatorit, në spitalin modular ishin gjithsej 26 persona, prej të cilëve 14 nuk arritën të dalin, ose dikush t’i evakuojë. Ata ishin pacientë dhe familjarë, ndërsa nuk pësoi ndokush prej stafit mjekësor.

Related posts

Maqedonia e Veriut dhe Greqia nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për interkonektorin për gazin natyror

Z H

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

Pendarovski i ftoi në festim të përbashkët në Krushevë Zaevin, Xhaferin dhe liderët e të gjitha partive parlamentare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More