Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

12-vjeçari zbulon skeletin e dinozaurit të rrallë

Një 12-vjeçar ka bërë zbulimin e jetës së tij kur gjeti skeletin e një dinozauri të para 69 milionë vjetëve.

Ai po ngjitej në mal me babain e tij në Alberta të Kanadasë në korrik, kur hasi në kocka.

Të enjten, gërmimi i skeletit ka përfunduar, transmeton KOHA. Ndërsa, Nathan Hrushkin ka thënë se kur vërejti kockat kishte mbetur “pa fjalë”.

“Isha i tronditur për faktin se kisha bërë një zbulim dinozauri”, i ka thënë BBC-së.

Një vit më parë, Nathan dhe babai i tij kishin gjetur fosile, ndërsa i ati kishte supozuar se ato kishin rënë nga një gur.

Për këtë arsye, Nathani kishte vendosur që këtë verë ta inspektonte atë vend. Kockat ishin në një kodër.

Deri tash, studiuesit kanë gjetur mes 30 apo 50 kocka, të gjitha të një dinozauri të llojit ‘hadrozaur’ 3-4 vjeçar.

“Dinozauri është shkencërisht shumë i rëndësishëm”, kanë thënë nga muzeu i qytetit, duke e arsyetuar se fosilet janë 69 milionë vjet të vjetra dhe të dhënat nga ajo periudhë janë shumë të rralla.

“Ky hadrozaur i vogël është zbulim shumë i rëndësishëm sepse vjen nga një periudhë kohore për të cilën dijmë shumë pak se çfarë lloji të dinozaurëve apo kafshëve kanë jetuar në Alberta. Gjetja e Nathanit dhe Dionit do të na ndihmojë të mbushim këtë zbrazëti të madhe të njohurisë sonë për evoluimin e dinozaurëve”, ka thënë François Therrien nga muzeu.

Postime të ngjashme

Flamingot në Keni, në zhdukje

S.B.

Burgu me kanal televiziv

S.B.

Balerina ruse interpreton “Liqenin e Mjellmave” në minus 15 gradë Celsius

S.B.

Si më ka ndryshuar një vit pa bibliotekën time

S.B.

Kjo është historia e trishtë e 8 Marsit

S.B.

Një avokat ka zbuluar një mashtrim të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të identifikoni një gënjeshtar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...