Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

12 vjet në NATO/ Ambasada e SHBA: Shqipëria, mike e besuar dhe një aleate e fortë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kujtoi këtë të enjte 12-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Selia diplomatike ritktheu në vëmendje fjalët e presidentit amerikan, George Bush, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 10 qershor të vitit 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO.

Në mesazhin e urimit, ambasada shkruan se Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara më shumë se kurrë dhe anasjelltas.

“Shqipëria është një mike e besuar dhe një aleate e fortë. Dhe shpresoj se vizita e sotme do të dërgojë tek populli shqiptar mesazhin se ju mund të mbështeteni tek Amerika, ashtu si Amerika mund të mbështetet tek ju, për të punuar fort për të përhapur lirinë dhe, si rrjedhojë, paqen,” – ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara George w. Bush gjatë vizitës së tij historike në Tiranë më 10 qershor 2007, teksa Shqipëria përgatitej të hynte në NATO. Sot, Shqipëria feston 12 vjet anëtarësim në NATO dhe Shqipëria mund të mbështetet tek Shtetet e Bashkuara, ashtu si Shtetet e Bashkuara mund të mbështeten tek Shqipëria më shumë se kurrë. Gëzuar përvjetorin e 12-të, Shqipëri!”

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare/ Ja kur i vjen sërish mundësia Shqipërisë për hapjen e negociatave me BE-në!

Dafina Vidishiqi

900 mijë vaksinime antiCOVID në Shqipëri

Dafina Vidishiqi

Ikën nga hoteli të pakënaqur nga kushtet, pronarja i zë rrugën çiftit me fëmijë të vogël

Dafina Vidishiqi

Mes bukurive magjepsëse të maleve të Leskovikut, kyeministri Rama publikon pamje nga agroturizmi i shumëkërkuar

Bekim Laçi

Këshilli Europian, sot fati i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Bekim Laçi

Energjia eolike, “Washington Post”: Shqipëria diversifikon prodhimin e energjisë elektrike me bazë ujin

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...