Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

13 mijë të huaj të dëbuar nga Spanja në 3 vitet e fundit, ku qëndrojnë shqiptarët?

Në tre vitet e fundit 12912 persona janë dëbuar nga Spanja, pasi qëndronin në mënyrë të parregullt. Por ku qëndrojnë shqiptarët? Bazuar te raporti i autoriteteve spanjolle sipas kombësive, shqiptarët, pra jo vetëm nga Shqipëria, pozicionohen në vendin e nëntë, teksa listën e kryesojnë Maroku, Algjeria dhe Senegali.

Maroku, Algjeria, Senegali (tre vende nga ku emigrantët arrijnë në Spanjë kryesisht me anije), Kolumbia, Rumania, Brazili, Gjeorgjia, Paraguai, Shqipëria, Republika Dominikane, Ekuadori, Hondurasi, Kina dhe Pakistani janë vendet me më shumë dosje.

Nëse merren parasysh urdhrat e dëbimit të detyruar, sipas kombësisë është Maroku që kryeson listën, me 5178 persona, shumë përpara Kolumbisë (1,312), Rumanisë (684), Algjerisë (564), Brazilit (467), Gjeorgjisë (390), Paraguai (344), Shqipëria (323), Republika Dominikane (294) dhe Ekuadori (272).

Raporti thekson në raport me dosjet e iniciuara, shqiptarët e dëbuar janë vetëm 33.6%, ndërsa në këtë aspekt kryeson Maroku. Sidoqoftë, numri më i madh i dosjeve të iniciuara nuk përfundojnë me një urdhër dëbimi, thonë autoritetet duke qenë shqetësues, gjë që nënkupton se ka shumë njerëz që qëndrojnë në Spanjë në mënyrë të paligjshme.

Postime të ngjashme

“Kush ka më shumë mandate…”, Bylykbashi tregon si zgjidhet kryeministri pas 25 Prillit

T E

Tërmeti i fortë në Greqi u ndje edhe në Shqipëri, qytetarët në Elasona dalin të trembur në rrugë e sheshe

T E

Zgjedhjet e 25 prillit/ Celibashi: Pajisja e Identifikimit Elektronik demonstrohet në Kukës, e thjeshtë dhe e sigurt

S.B.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Meta: Nuk pretendoj të jemi si Danimarka, por të paktën t’i ngjajmë Kosovës. Kush shet votën…

S.B.

Rama ironizon opozitën: Koalicion tragji-komik! Vetë Halim Kosova e tha se ku janë ata në këtë luftë…

S.B.

“Të mbrojmë votën” – Meta: Nëse do funksiononte SPAK, s’do merrja iniciativa

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...