Agjencia Zhurnal.mk

13 mijë të vdekur në gjithë botën, virusi bën “kërdinë” në Europë

305 mijë njerez janë infektuar gjatë këtyre koheve në të gjithë botën me COVID-19 ndersa 13 mije kane gjetur vdekjen. Ne shifrat zyrtare jane 95 mije persona te sheruar.

Ndonëse fillimisht ishte Kina problem më I madh, tani e gjithë vëmendja është përqëndruar në Europe aty ku italia në mënyrë të vecante por edhe Spanja shqetësojnë shumë.

Italia me mbi 4800 viktima po kalon moment dramatike ndërsa Spanja po ecen me ritme shumë të larta me mbi 1380 viktima.

Franca me 562 viktima ka probleme të mëdha ndërsa në orët e fundit në këtë vend kanë vdekur 112 persona.

Në Britaninë e Madhe kanë gjetur vdekjen 56 persona në 24 orët e fundit, në Gjermani 16 ndërsa në Belgjike kemi 30 viktima këtë të shtunë.

NUmër I lartë viktimash këtë të shtunë edhe ne Zvicer, 24 të tillë ndërsa në Holandë kemi pasur 30 viktima. Përtej Europës, SHBA ka pasur 34 vdekje 24 orët e fundit ndërsa Irani 123 të vdekur.

Koreja e Jugut vijon të mbaje një mesatare të ulët me më pak se 10 të vdekur në 24 orë.

Kina po shërohet gjihnjë e më shumë pasi ka pasur vetëm 7 viktima në 24 orët e fundit dhe 3255 në total.

Raste të reja në Kinë kanë qënë 43 shumica dërrmuese, shtetasi që kanë ardhur nga jashtë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...