Shkup, 3 dhjetor – MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3399 testime kurse janë regjistruar 1342 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 479, Prilep – 84, Manastir – 83, Gostivar – 63, Veles – 59, Tetovë – 58, Kumanovë dhe Strugë nga 52, Ohër – 49, Shtip – 45, Kavadar – 42, Gjevgjeli dhe Koçanë nga 33, Kërçovë – 31, Strumicë – 29, Dellçevë – 22, Dibër – 20, Negotinë – 18, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 13, nga 12 raste në Kriva Pallankë dhe Radovish, Probishtip – 10, Kratovë – 7, Krushevë – 5, nga 4 raste në Berovë, Vallandovë dhe Vinicë dhe nga 2 raste në Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë.
ISHP-ja ka regjistruar 679 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 22 persona. Bëhet fjalë për 7 pacientë nga Shkupi, 4 nga Prilepi, 2 nga Shtipi, 1 nga Kumanova, 1 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 1 nga Krusheva dhe 1 nga Berova.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 65.231, numri I të shëruarve është 41.656, kurse I viktimave shkon në 1847. Për momentin shënohen 21.728 raste aktive.
Në nivel vendi deri më tani janë bërë gjithsejt 341.261 testime.