Agjencia Zhurnal.mk
Auto

135 vjet nga vetura e parë në botë

Më 29 janar të vitit 1886, Carl Benz ka aplikuar për patentimin e veturës së tij të parë me tri rrota. Që atëherë, kjo datë konsiderohet si “lindja” zyrtare e veturës së parë në botë e cila sot feston vjetorin e 135-të.

Në të njëjtën kohë me Carl Benzin, edhe Gottlieb Daimler ka zhvilluar veturën e parë me katër rrota. Në këtë mënyrë, duke punuar në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri, themeluesit e kompanisë së sotme “Daimler AG” dhe markës së tyre kryesore e më të suksesshme globalisht “Mercedes-Benz”, kanë vendosur gur themel për të gjitha veturat e sotme, kamionët dhe autobusët.

Kompania që ka shpikur veturën, që atëherë ka vazhduar të zhvillojë modele nga më të ndryshme dhe për më shumë kohë se çdo prodhues tjetër i automjeteve – në të gjithë sektorët, nga teknologjia e sistemit të tërheqjes, përmes rehatisë dhe sigurisë e deri te dizajni.

Emri “Mercedes” është marrë sipas vajzës së Emil Jellinek, një biznesmen austriak e adhurues i madh i veturave si dhe një mbështetës entuziast i zhvillimit teknologjik. Po ashtu emri “Mercedes”, që në spanjishte do të thotë “hijeshi”, është miratuar zyrtarisht në vitin 1926.

Benzi dhe Daimleri, së bashku krijuan dhe zgjeruan vizionin e tyre në të gjitha segmentet e jetës së përditshme, duke mundësuar jo vetëm transportin në tokë por edhe në ujë e ajër, dhe kështu mori kuptimin simboli magjik i një ylli tre-cepësh tri anët e të cilit paraqesin ujin, ajrin dhe tokën.

Gjithashtu, kujtojmë se Mercedes-Benz në vitin 2019 ka shënuar udhëtimin historik të Bertha Benzit, gruas së Carl Benzit, duke inkurajuar burrat dhe gratë në të gjithë botën që të qëndrojnë besnik ndaj vizioneve të tyre, të jenë të guximshëm dhe të sigurt në vete. Udhëtimi i saj konsiderohet si udhëtimi i parë më i gjatë, rreth 100 kilometra, të cilin e ka bërë më 1888 së bashku me dy djemtë e saj, Eugen dhe Richard.

Këtë detaj të historisë së Mercedes-Benzit mund ta shikoni në filmin e shkurtër prej 4 minutave me titull: “Bertha Benz: The journey tha changed everything” (“Bertha Benz: Udhëtimi që ndryshoi çdo gjë”).

Postime të ngjashme

Land Rover ka prezantuar modelin e kufizuar të Defender Trophy Edition

D V

Kompania skoceze përdor mbetjet e uiskit si lëndë djegëse për kamionët

D V

Richard Hammond shet një pjesë të koleksionit të veturave dhe motoçikletave

D V

Modeli i ri i blinduar dhe luksoz vjen nga Mercedes

D V

Nga erdhi frymëzimi për modelin e Tesla Cybertruck: Vizatimet e patentave zbulojnë atë që ata ‘kopjuan’

D V

Çfarë ‘vuan’ më shumë në një veturë gjatë nxehtësisë së verës?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...