Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

13,666 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Ndryshe, një ditë më parë ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor në Klinikën Infektive dhe në sallën sportive “1 Tetori” në Prishtinë.

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë tha se është e domosdoshme të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Humolli shtoi se nuk beson se do ketë mbyllje totale të vendit, por është e domosdoshme të përforcohen masat.

Sipas saj, pas marrjes së vaksinës qytetarët mund ta vazhdojnë jetën normalisht, sikurse para marrjes së saj, por tha se preferohet që pas marrjes së vaksinës antiCOVID të pihet ujë me tepër.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...