Agjencia Zhurnal.mk
Bota

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë janë plagosur gjatë përleshjeve në Jeruzalem

14 palestinezë dhe tre policë izraelitë u plagosën këtë të premte në përleshjet në sheshin Temen, qyteti i vjetër i Jeruzalemit, midis përshkallëzimit të tensioneve në qytet.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në Jeruzalemin Lindor, pjesa palestineze e qytetit që ka qenë nën pushtimin izraelit që nga viti 1967, protestat janë duke u zhvilluar çdo natë për një javë në rrethin Sheikh Jara për të protestuar dëbimin e mundshëm të familjeve palestineze në favor të kolonëve izraelitë.

Shtetet e Bashkuara, një aleat i Izraelit, kanë bërë thirrje për “ndalje të përshkallëzimit” të tensioneve në Jeruzalem të premten, duke kërkuar që “të shmangen dëbimet” e palestinezëve.

Në sheshin e xhamisë, myslimanët e devotshëm u përplasën me policinë izraelite. 14 palestinezë u plagosën, shumica e tyre në kokë dhe sy, nga plumbat plastikë.

Postime të ngjashme

ANALIZA/ Aromë détente – Amerika dhe Rusia kthehen në diplomacinë tradicionale të fuqisë së madhe

Bekim Laçi

Rekord infektimesh në Moske, 9 mijë raste në 24 orë

Bekim Laçi

Pasdite bomba, paradite vaksina – Izraeli ndihmon Palestinën

Bekim Laçi

Dyvjeçari gjendet në pyll pas 36 orësh

Bekim Laçi

UNHCR: Pavarësisht pandemisë, miliona njerëz u zhvendosën

Bekim Laçi

Pas sulmeve të Izraelit në Gaza, Hamasi kërcënon me kundërpërgjigje

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...