14 të vdekur dhe 368 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njfotuar se nga 6.882 testime, 368 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.382 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 142.064.

Në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.675 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.110.286 doza të vaksinës.

Deri më sot 399.341 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

16 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës,…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Thursday, September 16, 2021

Related posts

Haxhiu: Ministria e Drejtësisë në fund të këtij muaji do ta vizitoj Specialen

D V

Berisha: LVV ka kopjuar programin e PDK-së

D V

AKK do të kërkojë që nga 13 shtatori të ketë lehtësira për qytetarët që janë vaksinuar

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More