Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

14 të vdekur nga coronavirusi dhe 752 raste pozitive për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...