Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

14 vjeçari vodhi makinën e të atit për tu larguar me të dashurën e tij – u gjetën 2 mijë kilometra larg

Një adoleshent nga New York vodhi makinën e babait të tij dhe iku me të dashurën e tij 11-vjeçare para se të gjendeshin rreth 2 mijë kilometra larg.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Kevin Figueros, 14 vjeç, u kap nga policia për shpejtësi në një qytet në Iowa, tri ditë pasi ishte zhdukur.

Siç thuhet më tej, i riu dhe Amaya Arguelles u zhdukën nga shtëpitë e tyre në Brooklyn të enjten përpara se të gjendeshin në Iowa, të dielën, sipas policisë së New York-ut.

Adoleshenti ishte pas timonit të makinës Toyota të babait të tij kur u kap nga oficerët.

Pas kësaj, të dy u dërguan në Qendrën e Mbrojtjes për të Mitur të Bluffs dhe prindërit e tyre u informuan se ishin gjetur.

Është e paqartë pse të rinjtë ikën, sipas New York Post.

Postime të ngjashme

Familja u gjet duke bërë kamping buzë një shkëmbi të rrezikshëm

S.B.

Vajza nuhati këmbët e babit dhe reagimi i saj e bëri shumë persona të qeshnin

S.B.

Elon Musk tregon se çfarë mendon lidhur me armët bërthamore

S.B.

Si është të jetosh në Cameron Airpark të Kalifornisë, e krijuar për pilotët – shtëpitë e të cilëve kanë hangarë si garazhe

S.B.

Një hartë e botës që të gjithë do ta konsiderojnë ofenduese

S.B.

Krijohet iluzioni optik i një anijeje që lëvizë në ajër

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...