Agjencia Zhurnal.mk
Bota

14 vjet në ikje, arrestohet shefi i Ndragheta-s në Portugali

Policia portugeze arreston shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle.

Policia portugeze ka vënë në pranga shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle  43 vjeç, në kërkim prej 14 vjetësh.

Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në një klinikë  të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19. Ndër të tjera mësohet se se 43 vjeçari është kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja e shefit rival të mafisë Giovanni Luka Nirta.

Në këtë mënyrë, Pelle filloi një cikël hakmarrjeje, i cili arriti kulmin në masakrën në qytetin gjerman të Duisburg në gusht 2007, kur u vranë gjashtë persona.

Për shkak të lëndimeve që mori në një pritë në vitin 2006, Pelle mbeti në karrocë për invalidë dhe u zhduk në vitin 2007 ndërsa priste që Gjykata e Lartë në Milano të konfirmonte dënimin e tij të përjetshëm.

Postime të ngjashme

Zviceranët votojnë kundër masave për ndryshimet klimatike

Dafina Vidishiqi

A është Turqia ende një aleat i besuar i NATO-s?

Dafina Vidishiqi

Biden: Nuk po kërkoj konflikt

Dafina Vidishiqi

Netanyahu humb pushtetin në Izrael

Dafina Vidishiqi

Macron: G7 nuk është armiqësore me Kinën

Dafina Vidishiqi

​Blinken zbulon: E vetmja gjë për të cilën pajtohem me Putin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...