Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

1406 raste të reja, 937 të shëruar dhe 21 të vdekur

Shkup, 18 nëntor – Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Nga 3 398 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1 406 pacientë kanë rezultuar pozitivë, apo 41% e të testuarve.

Ministria e Shëndetësisë regjistron edhe 21 viktima, ndërsa ISHP raporton për 937 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur bilancin e 50.015, ndërsa dukshëm ngushtohet edhe diferenca mes rasteve aktive dhe pacientëve të negativizuar. Shkupi mbetet qyteti më i rrezikuar me numrin më të madh të rasteve aktive, incidencën dhe mortalitetin më të lartë. Ndërkohë qyteti i Tetovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës gjithashtu janë kategorizuar si qytetet në të cilët transmetimi i virusit është në rritje të vazhdueshme si pasojë e vatrave jashtë kontrollit.

Qytetet e tjera si Ohri, Manastiri, Strumica dhe Velesi kanë vatra të njohura dhe shpërndarja e virusit është tashmë nën kontroll.

Во последните 24 часа се направени 3398 тестирања, а регистрирани се 1406 нови случаи на ковид-19 во: -Скопје 627…

Posted by Венко Филипче on Wednesday, November 18, 2020

Postime të ngjashme

Nga e hëna fillon faza e parë e regjistrimit, regjistrohen të zhvendosurit, të punësuarit në ambasada, të burgosurit dhe të pastrehët

T E

Zaev kandidat i vetëm për kreun e LSDM-së

T E

PROTESTA MONSTRA / Qeveria dënon ashpër sulmet ndaj gazetarëve

Bexhet Musliu

Kreu i VMRO-së, Mickoski pozitiv në Covid 19

T E

Sulmet ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme

T E

Sa paguhen shtetasit e Ballkanit në Gjermani?

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...