Agjencia Zhurnal.mk

145 varre gjenden përfundi një shkolle amerikane

Varret e 145 njerëzve janë zbuluar përfundi një shkolle të mesme në Tampa të shtetit amerikan të Floridas.

Ato janë pjesë e Varrezës Ridgewood, e që i përket mesit të shekullit 20 për të varfërit.

Arkivolet – të rrasura 1 deri në 1 metër e gjysmë në dhe – u zbuluan duke përdorur radarin që penetronte përfundi dheut pasi që shkolla ishte alarmuar për mundësinë e një lokacioni të varrezës.

Regjistrat thonë se më shumë se 250 njerëz ishin varrosur në atë pjesë, shumica prej të cilëve afrikano-amerikanë, ka thënë distrikti i shkollës, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

77 prej tyre ishin fëmijë të posalindur ose fëmijë shumë të vegjël.

Qyteti e kishte çelur shkollën në fjalë në vitin 1942 dhe e shiti te një kompani private më 1957. Distrikti i shkollës e mori tokën në vitin 1959, dhe e çeli Shkollën e Mesme në vitin 1960.

Sot, vendi konsiston në një fushë dhe në ndërtesën agrikulturore të shkollës.

Ka plane që ndërtesa të largohet, sipas mbikëqyrësit të distriktit të shkollës Jeff Eakins.

“Duam të sigurohemi që njerëzit që janë varrosur në këtë vend të nderohen,” tha ai.

Edhe pse radari nuk mund të konfirmonte se çka kishte përfundi dheut me saktësi, konturet e gjetjeve përputhen me regjistret historike të varrezës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...