146 vjet nga Lidhja e Prizrenit/ Ahmeti: Vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës, drejt të cilit duhet të hapërojmë bashkë

nga Xh M

Prizren, 10 qershor – 10 Qershori përmbledh dy ngjarje me rëndësi jetike për kombin tonë, Lidhjen Shqiptare të Prizrenit më 1878-tën dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës nga trupat pushtuese serbe në vitin 1999.

Më shumë se një shekull i ndan këto dy ngjarje, por kjo distancë kohore nuk ua prish përbashkinë, atë të trimërisë dhe ndërgjegjes së zgjuar kombëtare të bashkimit rreth kauzës së drejtë e të pastër të lirisë së kombit tonë.

Në frymën atdhetare të atij kuvendi historik në Prizren që asokohe vulosi fatin e ekzistencës së indit kombëtar në të gjitha trojet tona, kanë zanafillën e themelimit Lëvizja Popullore e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Lidhja vazhdon të jetë gjallë me horizontin e Europës para nesh drejt të cilit medoemos duhet të hapërojmë bashkë!

Europa i njeh mirë vlerat tona dhe nuk ka asnjë dyshim se kombi ynë do të fitojë edhe këtë kauzë të mohuar padrejtësisht tashmë një kohë të gjatë!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=997997565027699&set=a.465898708237590

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More