Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

15 mijë maturantë janë paraqitur për maturë shtetërore

Shkup, 26 janar – Zhurnal.mk – Mbi 15 mijë maturantë nga gjithsej 16500 në vendin tonë kanë paraqitur maturën shtetërore. Kështu bëjnë të ditur nga Qendra Shtetërore për Testim.

Nga Ministria e Arsimit thonë se kjo shifër tregon se ka interes të madh nga maturantët për maturën shtetërore dhe shtojnë se testimi është obligim ligjor, e patjetërsueshme për paraqitje në fakultet, si në vend ashtu edhe jashtë shtetit.

Ministria bënë thirrje deri tek maturantët të vazhdojnë me mësimin me model të kombinuar sepse kjo është në interes të shëndetit të qytetarëve.

“MASH ka obligim ligjor të organizojë maturën për nxënësit që planifikojnë të vazhdojnë arsimin, e është kusht për regjistrim në fakultet në shtet dhe jashtë vendit. Matura e cila është e drejtë e zgjedhjes, nxënësve të cilët vendosën ta japin, do u’a mundësojmë këtë të drejtë”, thonë nga MASH.

Nga MASH demantojnë thënjet e opozitës maqedonase e cila siç thonë, e politizojnë maturën.

Nga MASH shtojnë se Qendra e Testimit Shtetëror, MASH dhe nxënësit e shkollave të mesme së bashku do të punojnë në konceptin e ri për maturën shtetërore e cila do të zbatohet nga viti i ardhshëm shkollor.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Moti për ditët në vijim në Maqedoni

D V

Xhambaski: Nëse respektohen “vijat e kuqe”, komisioni maqedono-bullgar nuk do të mund të funksionojë

D V

OBRM-PDUKM: Mini-Shengeni nuk është një alternativë e BE -së

D V

Priten variante të ndryshme të Covid-19! Mund të rekomandohet marrja e dozës së tretë e vaksinës

D V

Edhe katër të rinj arrestohen pasi kapen me marihuanë!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...