Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

15 vullnetarë qëndruan 40 ditë të izoluar në një shpellë në Francë

Pas 40 ditësh izolimi në mënyrë vullnetare, 15 njerëz nga eksperimenti shkencor kanë dalë nga shpella e errët në Francën Jugperëndimore.

Për shumë prej tetë burrave dhe shtatë grave, koha ka shkuar më ngadalë në thellësitë e errëta të shpellës Lombrives në Pirinejet franceze.

Eksperimenti është organizuar për t’u ndihmuar studiuesve ta kuptojnë se si njerëzit mund t’u përshtaten ndryshimeve drastike në kushtet dhe ambientet e jetës.

Me fytyra të buzëqeshura, ekipi ka dalë nga shpella me duartrokitje dhe të gjithë duke bartur syze të posaçme për mbrojtje të syve, pasi kishin kaluar kohë të gjatë në errësirë.

Udhëheqësi i projektit, Christian Clot, ka thënë se në fillim anëtarët e ekipit kishin cikle të desinkronizuara të gjumit.

“Më shumë sesa psikologjike dhe nevojë për të ngrënë dhe fjetur, këto janë sinkronizimet më klasike, kognicioni e vullneti i njeriut. Truri është futur në funksion për ta menaxhuar funksionimin së bashku, në grup”, ka thënë Clot.

Kjo ka qenë një ndër gjërat e para interesante që janë zbuluar.

Për 40 ditë e 40 net, grupi jetoi dhe eksploroi shpellën si pjesë e projektit “Deep Time”.

Rrezet e diellit nuk depërtonin, temperatura ishte 10 gradë Celsius dhe lagështia relative qëndroi në 100 për qind. Ekipi nuk ka komunikuar me familjarët dhe askënd tjetër nga jashtë.

Shkencëtarët kanë thënë se projekti 1.2 milionë eurosh do t’u ndihmojë ta kuptojnë më mirë se si i përshtaten njerëzit ndryshimit drastik të ambientit.

Sigurisht se pjesëmarrësit e kishin humbur ndjesinë e kohës. Ani pse është shumë herët që të publikohen rezultatet, mirëpo shkencëtarët do të fillojnë t’i analizojnë të dhënat e mbledhura.

“Ky mision do të na ndihmojë që t’i kuptojmë më mirë këta mekanizma dhe se si mund ta rikrijojmë një funksionim të kohës, pavarësisht se jemi në situatë kur kjo gjë është e pamundur”, ka thënë Christian Clot.

Një nga shtatë gratë e ekipit, Marina Lançon, ka shpjeguar si ka ecur procesi i matjes së kohës.

“Kur shkonim për të fjetur apo kur zgjoheshim, duhej ta vlerësonim se si dukej një minutë. E shtypnim një buton për ta nisur minutën, pastaj e shtypnim prapë kur mendonim se është bërë një minutë. Ata do ta analizojnë se si ne e kemi perceptuar kohën me anë të këtyre teknikave.”

Grupi është monitoruar nëpërmjet disa senzorëve dhe koha është llogaritur nga anëtarët e tij jo me ditë, por me cikle gjumi.

Ndër të tjerash, pjesëmarrësit ishin të lirë të bënin çfarë të donin, por e kishin për obligim ta prodhonin vetë rrymën nëpërmjet biçikletave dhe të nxirrnin ujë nga puset.

Postime të ngjashme

Pitbulli që qesh gjatë gjithë kohës bëhet viral në internet

S.B.

Zbulohet fosil i një dinozauri të ri rreth 200 milionë vjeçar

Z H

Ballkoni i mbushur me vizitorë shembet mbi shkëmbinjtë poshtë në një shtëpi me qira të plazhit Malibu – dëshmitari rrëfen ngjarjen

S.B.

Shtëpitë dhe ndërtesat me dizajne interesante

S.B.

Balena tri metërshe ngec në lumin Thames të Londrës, ekspertët i kalojnë orë të tëra për ta liruar

S.B.

“Pushtimi” i papagallëve të bardhë, qyteza australiane shpesh vizitohet nga “mysafirë të paftuar”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...