150 mijë qytetarë të RMV-së, ministra e deputetë aktual kanë nënshtetësi bullgare

nga Xh M

Sofje, 12 tetor – “Në periudhën e kaluar, ministrja e Energjetikës në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozinovska, ishte ekspozuar ndaj një linçimi publik për shkak se është bullgare”, ështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili ka kërkuar mbrojtjen e saj, por edhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni që kanë pasaporta bullgare.

“Bozhinovska dhe familja e saj, së bashku me 150 mijë qytetarë të tjerë të RMV-së, kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar etnike bullgare dhe kanë deklaruar se ndjehen si bullgarë. Përveç saj, ka dhjetëra ish-kryeministra, ministra dhe deputetë aktualë të tjerë, të cilët vetë ose së bashku me familjet e tyre janë në të njëjtën situatë të ofendimit më të madh – të qenit bullgar”, shkruan Kovaçev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More