150 viktima në Gjermani, kërkime intensive për të mbijetuarit nga përmbytjet

Sot Gjermania shënon ditën e tretë të katastrofës , pas përmbytjeve masive që u shtrinë në pjesën më të madhe të vendit. Ndërkohë që viktimat janë më shumë se 150, grupet e shpëtimit po kontrollojnë intensivisht në rajonet e prekura për të mbijetuar.

 

Pamjet tronditëse të shkatërrimit në Gjermani dhe Belgjikë treguan fshatra të tëra nën ujë, me makina që kanë përfunduar midis ndërtesave të shembura .

Rrjetet telefonike janë prishur, rrugët janë dëmtuar rëndë dhe më shumë se 100,000 shtëpi janë pa energji. Shtetet e Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe Saarland kanë qenë më të prekurat nga reshjet e shiut.

Hollanda dhe Luksemburgu janë prekur gjithashtu nga reshjet ekstreme të reshjeve. Liderët europianë në një reagim për katastrofën kanë fajësuar ndryshimet klimatike të motit. Ekspertët thonë se ngrohja globale i bën reshjet e rrëmbyeshme më të mundshme.

Related posts

Raportohet se talibanët do të lejojnë evakuimin e 200 civilëve

D V

G7: Talebanët të garantojnë sigurinë e të huajve dhe afganëve që duan të largohen nga Afganistani

D V

Shtetet më të pasura dhe më të varfra në BE

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More