151 shoferë të sanksionuar në Shkup

nga D V

MPB njoftoi se Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (04.09.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për drejtim të automjetit. duke mos perdorur rripin e sigurimit”, shkruan MPB.

Ato njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More