Maqedoni TOP LAJM

159 mijë të papunë në vend por 9 mijë vende të lira në Agjencinë e punësimit!?

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Në tremujorin e dytë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 159 mijë persona të papunë, tregon Raporti i fundit i Entit Shtetëror të Statistikave. Nëse krahasohet me tremujorin e parë të 2020-tës, numrit të përgjithshëm të të papunëve i janë shtuar edhe rreth 3 mijë qytetarë.

Por për dallim që numri i të papunëve është rritur për vetëm rreth 3 mijë persona, te kolona e të punësuarve diferenca është e madhe mes dy tremujorëve. Në tremujorin e parë si të punësuar janë regjistruar mbi 811 mijë persona, ndërsa në tremujorin e dytë ky numër ka rënë për 17690, pra janë mbi 793 mijë të punësuar.

Po pse kjo diferencë kaq e madhe?

Nga Enti për Statistikë shpjegojnë se kjo ndodh si pasojë e COVID-19, që ka ulur numrin e popullsisë aktive.

“Mund të vërehet se ka rritje të numrit të popullsisë joaktive të moshës 65 e sipër, që mund të jetë si rezultat i pensionimit ose arsye të tjera.

Rritja e numrit të popullatës joaktive mund të jetë edhe për shkak të punësimit joformal, që është arsye që personi nuk kërkon punë në mënyrë aktive.

Në grupin e popullatës joaktive përfshihen edhe personat të cilët nuk kanë kërkuar punë mënyrë aktive, por nëse u ofrohet punë do të pranonin të punonin”, thonë nga Enti Shtetëror për Statistikë.

Nga Agjencia për Punësim, drejtoresha Biljana Jovanovska, tregon për TV21 se nga numri i përgjithshëm i të evidentuarve në Agjenci si të papunë, 12580-ve marrëdhënia e punës u është ndërprerë pas 11 marsit 2020.

“Prej tyre përqindja më e madhe janë të punësuar që u ka mbaruar kontrata me kohë të papërcaktuar dhe nuk u është rinovuar. Pas tyre vijnë rreth 2930 persona si pasojë e ndërprerjes së punës me marrëveshje, ndërsa më e vogël është përqindja e ndërprerjes së punës nga ana e të punësuarit ose punëdhënësit”, deklaroi Biljana Jovanovska – Drejtoreshë e Agjencisë për Punësim.

Prej këtyre të regjistruar si të papunë janë rreth 38% nga industria përpunuese, rreth 20% nga tregtia me shumicë dhe pakicë, ndërsa rreth 8,2% të veprimtarisë të objekteve për akomodim dhe shërbimeve për ushqim.

Të dhënat e fundit të Agjencisë për punësim tregojnë se në shtet ka mbi 9.000 vende të lira të punës.

“Numri më i madh i vendeve të lira të punës janë në industrinë përpunuese, pastaj është tregtia me pakicë dhe shumicë, ndërtimtari, hotelieri. Sa u përket profesioneve më së shumti kërkohen shitës, mirëmbajtës higjiene në objekte biznesi, kamerierë, rrobaqepës, ndërtues dhe nëpunës administrativë”, u shpreh Biljana Jovanovska – Drejtoreshë e Agjencisë për Punësim.

Vende të lira ka edhe për 199 programues dhe për 99 inxhinierë për teknologji të informatikës, për 91 kasierë, 90 kuzhinierë, 84 shoferë të autobusëve, 84 nëpunës administratorë dhe për 79 teknikë për ndihmë të shfrytëzuesve.

Shkupi është qyteti me më shumë vende të lira pune, 5.132. Ndiqet nga Shtipi me 485 dhe Kumanova me 398 vende të lira të punës. Më pak vende të lira të punës ka në Resnje – katër, në Krushevë dhe Kratovë nga dy dhe në Vallandovë një vend i punës.

Postime të ngjashme

Zaev: Gruevski është organizatori kryesor i ngjarjeve të 27 prillit

XH,I

VMRO-DPMNE sot proteston për të mbrojtur Goce Dellçevin dhe për të mbështetur anëtarësimin në BE

Z H

Ahmeti me kërkesë të tij dëshmoi më herët nga sa ishte paraparë për rastin”Regjistrimi”

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...