Agjencia Zhurnal.mk
Bota

16 njerëz vdesin në protestat për arrestimin e liderit të opozitës në Ugandë

16 njerëz janë vrarë në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, gjatë dy ditëve të protestave për arrestimin e kandidatit për president të opozitës Bobi Wine.

Në një konferencë shtypi të enjten, shefi i Policisë së Ugandës, Moisi Byaruhanga, tha se 14 nga fatalitetet u shkaktuan nga plagë me armë zjarri. Numri i të vdekurve përfshin vetëm viktimat që u sollën në morgun e qytetit.

Në të njëjtën konferencë shtypi, zëdhënësi i policisë tha se më shumë se 300 njerëz janë arrestuar ndërsa protestat vazhdojnë, shkruan CNN.

Wine, muzikanti popullor, i kthyer në politikan, u arrestua ndërsa bënte fushatë në Ugandën Lindore, sipas stafit të tij – vetëm disa javë pas një arrestimi paraprak.

Atij i është mohuar qasja në avokatët dhe ekipin e tij mjekësor, pretendoi të enjten një postim nga llogaria zyrtare e Wine në Twitter.

“Vetëm oficerët e ushtrisë dhe policisë kanë qasje tek ai. Shkelja e të drejtave të tij duhet të dënohet nga të gjithë personat me ndërgjegje të mirë”, thuhet në postim.

Postime të ngjashme

“Takimi Mitsotakis-Erdogan, një hap drejt një vere më të qetë”

Bekim Laçi

Si skenë filmash, grabitësit sulmojnë furgonin e blinduar në mes të Italisë

Bekim Laçi

Kremlini nuk pret marrëveshje në samitin Putin-Biden

Bekim Laçi

Dalin pamjet, në laboratorin e Wuhanit kishte lakuriqë nate të gjallë

Bekim Laçi

OBSH: Numri i të infektuarve me coronavirus po bie, por jo edhe i të vdekurve

Bekim Laçi

Biden takon zyrtarë të lartë të BE për rifillimin e marrëdhënieve transatlantike

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...