Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

16-vjeçarja në Tiranë denoncon babanë e saj për përdhunim

Një adoleshente 16-vjeçare ka denoncuar në polici të atin, duke e akuzuar se ka abuzuar seksualisht me të disa herë.

Denoncimi u bë në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

Menjëherë pas marrjes së këtij kallëzimi policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit B. M.

Sipas kallëzimit të vajzës, ajo është abuzuar nga babai i saj për një kohë të gjatë.

“Ajo ka treguar në polici se në momentin që refuzonte i ati e digjte me çakmak”.

60-vjeçari sot është dërguar në Gjykatën e Tiranës për vlerësim të masës së sigurisë dhe Prokuroria ka kërkuar arrest me burg ndaj tij.

I ati ka mohuar pretendimet e vajzës, por do jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të vërtetojë.

Vajza ka dëshmuar se i ka treguar së ëmës, por nuk e ka besuar dhe vajza ka bërë denoncimin në polici. /oranews

Postime të ngjashme

Arrestohet një shtetas shqiptar për vënie të zjarrit pyjor në rrethinën e Gostivarit

D V

Arrestohen katër persona, dyshohen se shkaktuan zjarret në Maqedoninë e Veriut

D V

Rrahu një femër, Policia arreston pejanin

D V

Tentativë grabitje në Durrës/ 27-vjeçari futet me forcë në banesën e një gruaje e godet me grusht dhe e kërcënon me thikë, arrestohet nga policia

D V

Shqiptari në Greqi që vrau gruan: Kam prova që më tradhtonte

D V

Aksident i rëndë afër kufirit të Bllacës, rrokulliset kamioni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...