Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

16 vjet nga tragjedia e maturantëve të Malishevës

Një tragjedi tronditi Kosovën 16 vjet më parë, kur 15 maturantë të shkollës së mesme “Abdyl Frashëri”, tani Gjimnazi “Hamdi Berisha” nga Malisheva kanë humbur jetën gjatë një ekskursioni në Shqipëri.

Ngjarja ndodhi kur autobusi me 49 maturantë, u rrokullis dhe ra në një humnerë në Fushë Arrëz të Pukës, me ç’rast 34 nxënës të tjerë u lënduan rëndë.

Pas identifikimet të trupave të pajetë, ushtria shqiptare i përcolli në mënyrë dinjitoze deri në kufirin me Kosovën, prej nga TMK i solli në lokalet e gjimnazit “Abdyl Frashëri”. Varrimi u bë më 16 tetor, te “Lëndina e Lotëve” në lagjen e Gurit.

Në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje tragjike, Qeveria shqiptare ngriti një obelisk përkujtimor te vendi i ngjarjes në Fushë-Arrëz, kurse në përkujtimin e dyvjetorit të kësaj ngjarjeje, filloi ndërtimi i kompleksit memorial të varrezave të maturantëve edhe nga Qeveria e Kosovës, në qytetin e Malishevës./kp

Postime të ngjashme

Arrestimi i 8 policëve, ambasadori amerikan në Kosovë: Askush mbi ligjin

T E

Serbia sulmonte Prekazin, e thirra Xhemajl Mustafën dhe Enver Malokun

T E

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...