Shkup, 7 janar – MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 1049 testime kurse janë regjistruar 166 raste të reja me COVID-19. Në Shkup – 88, Tetovë dhe Ohër nga 13, Strugë dhe Prilep nga 11, Gostivar – 7, Kavadar dhe Shtip nga 4, Kumanovë, Kriva Pallankë, Koçanë, Probishtip, Kërçovë dhe Negotinë nga 2 dhe Veles dhe Vinicë nga 1 rast.
ISHP-ja ka regjistruar 416 pacientë të shëruar.
Kanë ndërruar jetë 10 persona. 2 pacientë nga Shkupi, 3 nga Prilepi, 2 nga Shtipi dhe nga 1 pacient nga Kumanova, Ohri dhe Radovishi. Pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve më COVID-19 në vendin tonë shkon në 85.494, numri I të shëruarve është 66.209, kurse I viktimave shkon në 2.581. Për momentin shënohen 16.704 raste aktive.
Në nivel vendi janë bërë gjithsejt 411.040 testime për COVID-19.