Agjencia Zhurnal.mk
Bota

168 milionë fëmijë në botë s’kanë shkuar në shkollë për një vit

Në gjithë botën, më shumë se 168 milionë fëmijë kanë pasur shkollat e mbyllura për gati një vit, sipas UNICEF-it, si pasojë e mbylljeve nga koronavirusi.

Një në shtatë fëmijë – 214 milionë – nuk kanë shkuar në shkollë për më shumë se tre tremujorë.

Sipas të dhënave të UNICEF-it, dy të tretat e shteteve që kanë mbetur të mbyllura më së gjati ishin në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke prekur rreth 98 milionë fëmijë.

Një nga 14 shtetet, Panamaja ka mbyllur shkollat më së gjati, e ndjekur nga El Salvadori, Bangladeshi dhe Bolivia.

Sipas UNICEF-it, ndikimi i mbylljes së shkollave ka “pasoja të tmerrshme në mësimin dhe mirëqenien e fëmijëve”.

“Fëmijët më të ndjeshëm dhe ata që s’kanë qasje në pajisjet online të mësimit janë në rrezik të mos kthehen fare në klasa, dhe të shtyhen drejt martesave ose punës”, thuhet në shpjegimin e UNICEF-it.

Postime të ngjashme

Kina shpreh shqetësim serioz për shkarkimin e ujit radioaktiv nga Japonia

Z H

Qeveria japoneze: Uji i ndotur nga Fukushima do të hidhet në det

S.B.

Kryeministri malazez ndihet i mashtruar nga opozita: Nuk lejoj trillime e të pavërteta

S.B.

Porti Xinjiang sheh 1500 udhëtime me trena mallrash Kinë-Evropë këtë vit

Z H

Kina përpiqet të mbushë hendekun ‘tronditës’ të vaksinimit mes vendeve

Z H

Të gjithë mbi 50-vjeçarët në Britani morën një dozë të vaksinës

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...